LAJMI I FUNDIT:

Shtoni këtë përbërës në shampo dhe do të parandaloni yndyrosjen shpejt të flokëve

Shtoni këtë përbërës në shampo dhe do të parandaloni yndyrosjen shpejt të flokëve

Ekziston edhe një kurë për flokët e yndyrshëm

Mundohuni të zvogëloni yndyrën e flokëve tuaj në mënyrë natyrale me një shampo të bërë në shtëpi.


Kjo recetë e thjeshtë dhe e lirë mund t’i mbajë flokët tuaj të pastër për një kohë më gjatë, por gjithashtu do të theksojë vëllimin dhe rritjen, transmeton Telegrafi.

Përgatitet kështu:

Hidhni dy grushte mente të freskët në tre decilitra ujë dhe ziejini në zjarr të ulët për 20 minuta. Pas kësaj, kullojeni lëngun dhe përzieni me shampo.

Nëse nuk dëshironi të përdorni regjenerator, përdorni lëng limoni.

Përveç kësaj shampoje, mund të aplikoni një losion natyral të bërë nga uthulla e mollës për flokë të yndyrshëm.

Përzieni dy lugë çaji uthull molle dhe pak kripë në një gotë me ujë.

Aplikojeni përzierjen nga rrënja në majë pas larjes dhe lëreni për rreth 15 deri në 20 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët që të thahet, mundësisht natyral.

Shënim: Nëse keni skalp të ndjeshëm, konsultohuni me një dermatolog përpara se të përdorni kozmetikë natyrale. /Telegrafi/