Vetëm brenda pak ditëve, Policia e Kosovës ka intervenuar në dhjetëra raste ku gjatë ahengjeve të ndryshme janë përdorur armë të zjarrit. Mirëpo ky institucion nuk ka treguar sot statistika të sakta për këtë çështje. Njohës të çështjeve të sigurisë, ndonëse besojnë që kjo dukuri ka pësuar rënie, po vlerësojnë angazhimin e policisë në këtë aspekt.
Në ditë feste për të, një ferizajas përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës.
Kjo sepse në ahengun e tij familjar në fshatin Gërlicë të Ferizajt gjuajti me armë zjarri hiç më pak se 16 herë.
Policia rastin e ka cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Pas marrjes se një informate për të shtëna me armë zjarri në një sallë dasmash, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku brenda dhe jashtë sallës janë gjetur 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ku nga i njëjti është konfiskuar një armë e kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.
Ky është vetëm një nga rastet ku Policia e Kosovës është dashur të intervenoj pasi që është përdorur arma e zjarrit.
Vetëm brenda tri ditëve të fundit numërohen afër 20 raste ku Policia ka konfiskuar armë zjarri, pas përdorimit të tyre nga qytetarët nëpër ahengje.
Televizioni ka kërkuar statistika se në sa raste të tilla është dashur të intervenoj Policia, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.
Gjithsesi, njohësi i sigurisë, Avni Islami po thotë se krahasuar me të kaluarën, dukuria e përdorimit të armëve ka pësuar rënie.
“Duke bërë krahasimet nga viti në vit vërejmë një rënie në mënyre drastike të përdorimit të armëve të zjarrit sepse është vet vetëdijesimi i qytetarëve që ka bërë të veten dhe nuk përdorën armët nëpër ahengje të ndryshme dhe puna e organizatave, shkollat e institucionet kanë ndikuar që të rritet vetëdijesimi”, ka thënë Avni Islami – Njohës i çështjeve të sigurisë.
Policia vazhdimisht po publikon fotografi të armëve të cilat po i konfiskon gjatë këtyre rasteve dhe Islami beson se gisht në, sipas tij, uljen e rasteve ka më së shumti Policia.
“Unë jam i kënaqur dhe besoj që edhe qytetaret e Republikës së Kosovës janë të kënaqur me punën profesionale dhe efikasitetin e Policisë së Kosovës sepse kur do qe lajmërohen rastet e përdorimit të armëve të zjarrit, atëherë efikasiteti i policisë është i shkëlqyeshëm”, është shprehur Islami.
Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës vazhdimisht ka apeluar që të mos përdoren armët e zjarrit gjate festimeve, përmes një fushate të quajtur “Festo me zemër, jo me armë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame