Për sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllanin, së fundmi ka shfaqur interesim edhe Union Berlini, transferim që mund të mbyllet brenda këtij afati kalimtar.

Të mërkurën gazeta e madhe gjermane, Bild, ka shkruar se Asllani është sulmuesi i preferuar i Union Berlinit.


Union Berlini e ka sulmin e dytë më të zbehtë në Bundesligë dhe drejtuesit e klubit synojnë përforcime në këtë fazë.

fisnik asllani 1 1

Sipas mediumit të njohur gjerman Bild, Union Berlin tashmë ka arritur marrëveshje me Asllanin dhe Hoffenheimin, por ka mbetur që të arrihet marrëveshja edhe me Elversbergun, ku sulmuesi ynë është i huazuar.

Për Asllanin do të ishte kthim te Union Berlini, ku qëndroi nga viti 2016 deri në vitin 2020, ku më pas vazhdoi karrierën te Hoffenheimi, ndërsa është i huazuar tek Elversbergu në Bundesliga 2.

Asllani me Elversbergu ka 10 gola dhe 6 asistime në 18 paraqitje, duke bërë që shumë klube të vihen pas tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app