Rreth 80 prokurorë e zyrtarë në terren për zgjedhjet e 9 nëntorit – Policia e Kosovës në gatishmëri të plotë për sigurinë e balotazhit

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se rreth 80 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial janë caktuar për të mbikëqyrur procesin zgjedhor të rundit të dytë më 9 nëntor, me qëllim të mbrojtjes së votës së lirë dhe integritetit të procesit.


Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës ka hartuar urdhrin operativ për “Zgjedhjet për kryetar komune 2025 – balotazh”, duke paraparë masa shtesë sigurie, përcjellje të materialit zgjedhor dhe koordinim të ngushtë me KQZ-në e Prokurorinë e Shtetit.

Në takimin koordinues të mbajtur më 7 nëntor, u theksua rëndësia e qetësisë dhe sigurisë publike gjatë gjithë procesit zgjedhor. Policia u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo tentim manipulimi apo shkelje ligjore që mund të ndikojë në zgjedhjet.