Ndërsa Rusia po kërcënon të kufizojë furnizimet me gaz gjatë dimrit, disa vende evropiane po përpiqen të sigurojnë energji për periudhën më të ftohtë të vitit.
Nga ana tjetër, kjo do të thotë të heqësh dorë nga premtimet klimatike në favor të ringjalljes së termocentraleve me thëngjill.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka paralajmëruar se Evropa duhet të jetë gati me faktin se Rusia do të ndërpresë të gjitha eksportet e gazit gjatë dimrit. Ndërsa pranohet se ky nuk është skenari i mundshëm, ai mund të jetë në tavolinë teksa vendi kërkon të fitojë terren në raport me pushtimin në Ukrainë.
Shefi i IEA, Fatih Birol tha për financialtimes se masat e marra nga qeveritë evropiane nuk kanë shkuar aq larg sa duhet për të garantuar gatishmërinë e furnizimit me energji për një ndërprerje të mundshme. Ai shtoi se blloku ka nevojë për një plan të ri – veçanërisht kur bëhet fjalë për gazin.
Dhe ndërsa BE-ja po punon për të reduktuar varësinë nga karburantet fosile ruse, disa shtete anëtare paralajmërojnë se kjo mund të nënkuptojë djegien e më shumë qymyrit për të kapërcyer hendekun energjetik.
Javën e kaluar, Rusia uli kapacitetin e gazsjellësit Nord Stream 1 me 60 për qind, duke fajësuar një problem teknik. Kjo është një nga mënyrat kryesore në të cilën vendi sjell gazin e tij në Evropë.
Gjermania dhe Austria njoftuan një rinisje emergjente të termocentraleve me qymyr të dielën. Holanda po ndjek të njëjtin shembull, duke hequr të gjitha kufizimet për termocentralet me lëndë djegëse fosile. Më parë, ato ishin të kufizuara në pak më shumë se një të tretën e prodhimit të energjisë elektrike të vendit.
Vende të tjera të BE-së, përfshirë Italinë, pritet të futin në funksion termocentralet e tyre të vjetra me qymyr ndërsa kriza energjetike po përkeqësohet.
Në një raport të fundit, IEA njoftoi se gati 2.3 trilionë euro do të investohen në sektorin e energjisë këtë vit – duke përfshirë shpenzimet rekord për energjinë e rinovueshme.
Agjencia zbuloi se investimet në naftë dhe gaz nuk mund të plotësonin kërkesën në rritje për energji pa një zhvendosje drejt teknologjisë më të pastër.
“Ne nuk mund të lejojmë të injorojmë krizën e sotme globale të energjisë ose krizën klimatike, por lajmi i mirë është se ne nuk duhet të zgjedhim mes tyre – ne mund të merremi me të dyja në të njëjtën kohë”, tha Birol. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova