Një shtetas amerikan ka humbur jetën rreth orës 17:00 në Prevalla, pas një vetaksidenti me një mjet katër-rrotësh (ATV).

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizren, Shaqir Bytyqi.


Sipas informatave fillestare të policisë, viktima, i cili ishte turist, derisa po drejtonte ATV-në, në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur jashtë rrugës.

“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, mashkull, shtetas amerikan, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Emergjenca e Prizrenit. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave dhe dëshmive lidhur me rastin”, tha Bytyqi.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.