Shtesat për mjekët specialistë krijojnë pakënaqësi në mesin e punëtorëve shëndetësorë
![Shtesat për mjekët specialistë krijojnë pakënaqësi në mesin e punëtorëve shëndetësorë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/04/mjeket-ne-gjermani-780x439.jpg)
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) para disa ditësh ka reaguar publikisht lidhur me ndarjen e shtesave për mjekët specialistë të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor.
Sipas FSSHK-së në ndarjen e shtesave nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e sistemit shëndetësor, duke krijuar kështu pakënaqësi në mesin e punëtorëve shëndetësorë.
Kryetarja e Federates së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se implemtimi i rregullores së Ministrisë së Shëndetësisë paraqet diskriminim brenda punëtorëve shëndetësorë.
“Pas nxjerrjes së rregullores për shtesa ne si FSSHK i kemi sugjeruar Ministrisë së Shëndetësisë se kjo rregullore bënë diskriminim brenda punëtorëve shëndetësor përgjithësisht, por dhe në mes të vet mjekëve. Tash, me fillimin e implementimit të kësaj rregullore kanë filluar të shfaqën pakënaqësitë nga punëtorët. Përmes shoqatave sindikale kemi pasur shumë reagime”, ka deklaruar ajo.
Imeri po ashtu pohoi se kanë pranuar edhe kërkesa për protestë
“Kemi pranuar edhe kërkesa për protestë për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me diskriminimin me rastin e shpërndarjes së shtesave për mjekët specialist që kanë zgjedhur të punojnë në institucione publike. Ankesa e tyre konsideroj se është e arsyeshme, kur e dimë se edhe ata mjekë të cilët punojnë në institucione private, normën e orëve të punës e plotësojnë në institucione publike siç e kërkon Ligji d.m.th i bëjnë174 orë në muaj. Prandaj, me të drejtë e quajmë të padrejtë, të paarsyeshëm ,diskriminues dhe kundërligjshëm, edhe pse punojnë në një institucion me mjekun”, theksoi Imeri.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë kishte miratuar rregulloren për shtesat e mjekëve specialist që punojnë vetëm në institucione publike.
Mjekët specialist për të përfituar shtesat duhet plotësuar disa kritere.
“Vlera e shtesës së nëpunësit të sistemit shëndetësor do të jetë deri në njëzetë e pesë përqind (25%) e pagës bazë të atij nëpunësi”, thuhet në rregullore.
Gjithashtu në rregullore bëhet e qartë se përfitues të shtesave nuk mund të jenë nëpunësit e sistemit shëndetësor që kanë kontratë pune në një institucion tjetër privat./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Andonovski: Rama mendoi të bllokonte “TikTok-un”, por shikoj se është tërhequr](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Stefan-Andonovski-380x233.png)
Andonovski: Rama mendoi të bllokonte “TikTok-un”, por shikoj se është tërhequr
![Abdixhiku: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës dhe për këtë ndjejë keqardhje, por do të ketë dritë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumiri-380x233.jpg)
Abdixhiku: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës dhe për këtë ndjejë keqardhje, por do të ketë dritë
![Sfida në “TikTok” me paracetamol, Taravari: Nuk kam informacione që ka raste në Maqedoni, çdo ilaç ka efekte anësore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-23-380x233.png)
Sfida në “TikTok” me paracetamol, Taravari: Nuk kam informacione që ka raste në Maqedoni, çdo ilaç ka efekte anësore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komunat-780x439.jpg)
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
![88 për qind e votave të numëruara nga KQZ – kush po e kryeson garën politike?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-17-e1739167854737-780x439.png)
88 për qind e votave të numëruara nga KQZ – kush po e kryeson garën politike?
![Pasi shpalli fitoren, Kurti i quan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476495917_551811047883770_7989544680462054404_n-780x439.jpg)
Pasi shpalli fitoren, Kurti i quan "hajvana" opozitën
![Tejkalohen problemet teknike në uebfaqen e KQZ-së, vazhdon publikimi i rezultateve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-2-780x439.jpg)
Tejkalohen problemet teknike në uebfaqen e KQZ-së, vazhdon publikimi i rezultateve
![Abdixhiku: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës dhe për këtë ndjejë keqardhje, por do të ketë dritë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumiri-780x439.jpg)
Abdixhiku: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës dhe për këtë ndjejë keqardhje, por do të ketë dritë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe