Nëse ndërtimi i një shtëpie me rrota 6x6 ju tingëllon e tepruar, së fundmi është zbuluar një e tillë.

Kjo ofertë e re nga Hunter RMV me bazë në Nevada, e quajtur Sherpa XLE, po konsiderohet një automjet i veçantë.


Sherpa XLE ka një vend të posaçëm për biçikleta, kuzhinë, shtrat për fjetje, banjo, si dhe një sistem Victron Energy me bateri dhe panele diellore për karikim në çati, përcjell Telegrafi.

Screenshot 6 11

Ka një transmision automatik me shtatë shpejtësi, ndërsa fuqia i vjen nga një Caterpillar turbo diesel që prodhon 330 kuaj fuqi.

Pajisjet në bord përfshijnë një sistem GPS dhe drita LED.

Screenshot 7 10

Ndryshe, çmimi për Sherpa XLE nuk është bërë i ditur.

Por, një 6x6 e ngjashme u shit kohët e fundit për 480,000 dollarë. /Telegrafi/

Screenshot 8 11

Screenshot 9 10