Shtëpia e Bardhë paralajmëroi të mërkurën se Rusia mund të zgjerojë sulmet ndaj objekteve ukrainase të lidhura me drithërat, duke vënë në shënjestër edhe anije civile në Detin e Zi.
Adam Hodge, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se zyrtarët amerikanë kanë informacione që tregojnë se Rusia ka vendosur mina detare pranë porteve të Ukrainës.
“Ne besojmë se kjo është një përpjekje e koordinuar për të justifikuar çdo sulm kundër anijeve civile në Detin e Zi dhe për të fajësuar Ukrainën për këto sulme”, tha ai.
Hodge tha se Rusia kishte njoftuar se të gjitha anijet që shkojnë në portet ukrainase në ujërat e Detit të Zi do të konsideroheshin transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake dhe tha se informacioni i SHBA-së tregonte se Rusia kishte vendosur mina shtesë detare në afrimet drejt porteve të Ukrainës.
“Rusia vuri në shënjestër me raketa dhe dronë më 18 dhe 19 korrik portet e eksportit të grurit të Ukrainës në Odesa, duke shkatërruar infrastrukturën bujqësore dhe 60,000 tonë drithë”, tha ai.
Hodge pohoi se Rusia kishte njoftuar se të gjitha anijet që shkojnë drejt porteve ukrainase në ujërat e Detit të Zi do të konsiderohen transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake.
Vetë Ministria ruse e Mbrojtjes e bëri këtë paralajmërim, dy ditë pasi pezulloi pjesëmarrjen në marrëveshjen për transportin e drithit ukrainas përmes Detit të Zi.
Në një deklaratë të shpërndarë përmes aplikacionit Telegram, ministria thotë se duke filluar nga mesnata e 20 korrikut “të gjitha anijet që lundrojnë në ujërat e Detit të Zi drejt porteve të Ukrainës do të konsiderohen si transportuese të mundshme të ngarkesave ushtarake”.
“Vendet e këtyre anijeve do të konsiderohen të përfshira në konfliktin ukrainas në krah të regjimit të Kievit”, vazhdon deklarata.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, disa zona në Detin e Zi “deklarohen përkohësisht të rrezikshme për lundrim” dhe Rusia ka bërë paralajmërime se nuk garanton sigurinë për marinarët.
Shefja e USAID-it, Samantha Power i tha Zërit të Amerikës të mërkurën në Kiev se “të gjitha vendet dhe udhëheqësit e tyre duhet të dënojnë publikisht vendimin [e Rusisë] për t’u tërhequr nga një nismë që synonte dërgimin e ushqimit nga Ukraina në pjesën tjetër të botës”, duke shtuar se dy të tretat e drithit që u transportua në bazë të marrëveshjes, kishin shkuar në vendet në zhvillim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shkëmbehen pengjet izraelite dhe të burgosurit palestinezë – përfundon faza e parë mes Izraelit dhe Hamasit

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?