Një ish-zyrtare e Departamentit amerikan të Drejtësisë tha se ka paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë në muajin janar, se këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Donald Trump është në rrezik për t’u shantazhuar nga Rusia.
Sally Yates, ish-ushtruese e detyrës së prokurores së përgjithshme, i bëri komentet gjatë dëshmisë përpara një nënkomisioni për drejtësi të Senatit.
Paneli ishte njëri prej disave që janë duke hetuar shkallën e lidhjeve midis bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë. FBI po ashtu është duke kryer hetimet e veta.
Fokus kryesor i seancës dëgjimore të Senatit ka qenë këshilltari i parë i Trumpit për siguri kombëtare, Michael Flynn, i cili është detyruar të japë dorëheqje në muajin shkurt, pasi ka keqinformuar zyrtarët e administratës për kontaktet e tij me Sergei Kislyakun, ambasador i Rusisë në SHBA.
Pas njoftimeve të mediave për ndërveprimet e Flynnit me Kislyakun, nënpresidenti amerikan, Mike Pence, e ka mbrojtur publikisht Flynnin.
Yates, e cila ka shërbyer si prokurore në administratën Trump vetëm disa ditë, meqë është shkarkuar nga detyra, u tha senatorëve se pas inaugurimit të presidentit në janar, ajo e ka paralajmëruar këshillin ligjor të Shtëpisë së Bardhë – dy herë personalisht dhe një herë përmes telefonit – për kontaktet e Flynnit me zyrtarët rusë.
“E kemi ndjerë se është e rëndësishme që ta kalojmë këtë informacion në Shtëpinë e Bardhë, pjesërisht pasi nënpresidenti po bënte deklarata të rreme për publikun”, tha Yates.
“Rusët mund të përdorin materialin, informacionin komprometues në mënyra të ndryshme, nganjëherë hapur, nganjëherë tërthorazi. Ju nuk dëshironi që ai person të jetë në një pozitë, ku rusët mund të kenë përsëri ndikim mbi të”, tha Yates.
Ajo shtoi se biseda e fundit që ka pasur me zyrtarët ligjorë të Shtëpisë së Bardhë ka qenë më 26 janar, dy ditë pasi Flynn është intervistuar nga FBI për komunikimet e tij me rusët.
Flynn ka dhënë dorëheqje rreth dy javë më vonë, më 13 shkurt.
Yates, zyrtare e emëruar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama, është shkarkuar nga Trump pasi ka refuzuar të mbrojë një ndalesë udhëtimi, që prekte shtatë vende me shumicë myslimane.
Pas seancës dëgjimore, Trump, përmes një postimi në Twitter, mohoi ndonjë bashkëpunim midis ndihmësve të tij dhe Rusisë.
“Historia e fshehtë Rusi-Trump është një mashtrim total”, tha Trump.
Përpara Senatit dëshmoi edhe James Clapper, ish-drejtor i inteligjencës kombëtare, i cili ka mbikëqyrur lëshimin e një raporti në muajin janar, i cili akuzonte Rusinë për përpjekje agresive për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.
Clapper i tha panelit të Senatit se zyrtarët britanikë kanë ndarë informacione për lidhjet midis bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë, në muajt para zgjedhjeve të 8 nëntorit.
Trump ka akuzuar mediat dhe kundërshtarët e tij politikë se bëjnë përpjekje të dëmtojnë presidencën e tij me “lajme të rreme”. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Çfarë ndodhi në Konferencën e Sigurisë në Mynih? Shtatë deklaratat që bënë bujë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-18-380x233.png)
Çfarë ndodhi në Konferencën e Sigurisë në Mynih? Shtatë deklaratat që bënë bujë
![Rusia vazhdon sulmet mbi Ukrainën derisa bisedimet me SHBA-në pritet të fillojnë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-151-380x233.jpg)
Rusia vazhdon sulmet mbi Ukrainën derisa bisedimet me SHBA-në pritet të fillojnë
![Zelensky shpall qëndrimin e tij ndaj negociatave të paqes me Rusinë – tregon se çfarë do i thoshte Putinit nëse do e takonte](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_16-18-380x233.png)
Zelensky shpall qëndrimin e tij ndaj negociatave të paqes me Rusinë – tregon se çfarë do i thoshte Putinit nëse do e takonte
![Çfarë ndodhi në Konferencën e Sigurisë në Mynih? Shtatë deklaratat që bënë bujë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-18-780x439.png)
Çfarë ndodhi në Konferencën e Sigurisë në Mynih? Shtatë deklaratat që bënë bujë
![Ardhja në pushtet e Trumpit, vajza e Berlusconit: Shpresoj që ai mos ta shkatërrojë Perëndimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_23-10-780x439.png)
Ardhja në pushtet e Trumpit, vajza e Berlusconit: Shpresoj që ai mos ta shkatërrojë Perëndimin
![Ukraina nuk ftohet në bisedimet e paqes SHBA-Rusi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_25-11-780x439.png)
Ukraina nuk ftohet në bisedimet e paqes SHBA-Rusi
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-143-780x439.jpg)
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit
![Zelensky shpall qëndrimin e tij ndaj negociatave të paqes me Rusinë - tregon se çfarë do i thoshte Putinit nëse do e takonte](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_16-18-780x439.png)
Zelensky shpall qëndrimin e tij ndaj negociatave të paqes me Rusinë - tregon se çfarë do i thoshte Putinit nëse do e takonte
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![“E vënë në lojë banorin e ri” - vazhdon plani mes Gjestit dhe Eglit, gjuajnë me fjalë njëri-tjetrin kinse po zihen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-94-780x439.jpg)
“E vënë në lojë banorin e ri” - vazhdon plani mes Gjestit dhe Eglit, gjuajnë me fjalë njëri-tjetrin kinse po zihen
![“U hap kutia e Pandorës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Ish-miku i reagon DJ Gimbos për rastin e Gjestit me Diellzën: Ke qenë edhe ti prezent, nuk më keni lënë të ndërhyj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-92-780x439.jpg)
Ish-miku i reagon DJ Gimbos për rastin e Gjestit me Diellzën: Ke qenë edhe ti prezent, nuk më keni lënë të ndërhyj
![Komisioni i BE-së i gatshëm t’i jap Kosovës opinion për statusin e vendit kandidat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/be-kosova-e1739740842686-780x439.jpg)
Komisioni i BE-së i gatshëm t’i jap Kosovës opinion për statusin e vendit kandidat
![Çfarë ndodhi në Konferencën e Sigurisë në Mynih? Shtatë deklaratat që bënë bujë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-18-780x439.png)
Çfarë ndodhi në Konferencën e Sigurisë në Mynih? Shtatë deklaratat që bënë bujë
![Kurti e Rama](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-ramaaa-780x439.jpg)
Kurti e Rama "të relaksuar" gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih