Nëse marrim vendime duke u bazuar në pistat e modës dhe në tepihët e kuq, edhe këtë vjeshtë do të barten bob, lob dhe flokët e gjatë me ndonjë modifikim subtil.
Dredhë flokësh hipi
Flokët goxha të gjatë më mirë është të krihen rrafsh dhe të ndara në mes, ndërkaq dredhat e flokëve lehtë t’i bëni kaçurrel sipas modelit Beyonce, transmeton Telegrafi.
Frizura “pixi” tinejxhere
Frizura pixi e shkurtër do të bartet edhe këtë vjeshtë, por me balluke të theksuara çfarë i bart edhe Katy Perry.
Kaçurrelat e viteve ’70
Po kthehet moda e pjesëve retro të viteve ’70 të shekullit të kaluar, mirëpo kaçurrelat e mëdha e të buta nga ajo kohë të cilat dëshiron t’i bartë Solange.
“Swgang”
Fjala është për frizurën ‘the Swag’, e cila nënkupton balluke të qethura shkallë-shkallë dhe ato bien sa më rrafsh rreth fytyrës.
Gërsheti në majë të kokës
Gërsheti në majë të kokës me flokë pjesërisht të lëshuara poshtë është hit veror, të cilin do ta shohim edhe gjatë stinës së vjeshtës.
Flokë të shprishura “krevat”
Flokë të ngatërruara (të pakrehura) është lehtë të “organizohen” nëse i trajtoni me shampon për larje të thatë (larje pa ujë).
Stoli flokësh
Pa marrë parasysh gjatësinë e flokëve që keni, gjithmonë mund t’i bëni më të bukura me pak karfica të shndritshme…/Telegrafi/