LAJMI I FUNDIT:

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në Kosovë brenda një dite

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në Kosovë brenda një dite
Foto: Ilustrim

Raportimet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë një shqetësim serioz në shoqërinë kosovare.

Pavarësisht përpjekjeve për ndërgjegjësim dhe ndëshkimin e këtij fenomeni të dënueshëm, rastet e dhunës brenda mureve të shtëpisë mbeten të larta.

Vetëm në 24 orët e fundit në polici janë raportuar shtatë raste të tilla në komunat: Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Prizren e Kaçanik.


Rastet e dhunës sipas raportit të policisë:

Prishtinë 23.01.2024 – 23:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta prej disa (5) vitesh ka shkaktuar probleme dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së saj. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lipjan 24.01.2024 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 24.01.2024 – 13:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pasur dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 24.01.2024-NN. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ish bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare, në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike si dhe i shkakton probleme në vendin e punës së tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 24.01.2024-NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe m vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Prizren 23.01.2024 – 15:00. Më 24.01.2024 viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kaçanik 24.01.2024-17:00. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori