LAJMI I FUNDIT:

Shtatë persona të prekur me grip të derrit dhe një me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive

Shtatë persona të prekur me grip të derrit dhe një me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive
Foto: Ilustrim

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar shtatë pacientë me influenca të grupit të derrit (AH1N1) dhe një me COVID-19.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj i cili po ashtu tha se gjendja e tyre është stabile.

Sipas tij, njëri prej pacientëve është duke u trajtuar me mjekim intensiv nga gripi i derrit.


Dy persona të prekur me COVID-19 dhe tre me grip të derrit po trajtohen në Klinikën Infektive
Lexo po ashtu Dy persona të prekur me COVID-19 dhe tre me grip të derrit po trajtohen në Klinikën Infektive

“Një pacient është me COVID-19. Gjendja e pacientëve është stabile. E kemi një pacient i cili është duke i trajtuar me mjekimin intensiv nga AH1N1 dhe është me parametra kliniko laboratorik stabil”, ka thënë Vishaj.

Gjithashtu ai theksoi se kanë vërejtur një fluks më të madh të pacientëve në këtë periudhë kohore në ambulancën e pranimit me simptomalogji të virozave të traktit respirator, por siç u shpreh ai “kërkesa për spitalizim nuk është e madhe”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori