Shtatë lojtarët e Liverpoolit, kontratat e të cilëve skadon për më pak se 24 muaj

Liverpooli e ka filluar sezonin 2024/25 në mënyrë të jashtëzakonshme dhe ka fituar deri më tani nëntë nga dhjetë ndeshjet e tyre nën drejtimin e trajnerit të ri, Arne Slot.
Reds janë në krye të tabelës së Ligës Premier dhe po shkojnë fuqishëm edhe në Ligën e Kampionëve, duke u treguar një konkurrent i fortë në të gjitha garat.
Megjithatë, ka një çështje të vazhdueshme që është në mendjen e shumë tifozëve, e cila është situata e kontratës së disa lojtarëve.
Lojtarët e Liverpoolit, kontratat e të cilëve aktualisht skadojnë në qershor 2025
Trent Alexander-Arnold
Ka shumë pikëpyetje rreth të ardhmes së Trent në Anfield. Ai ka lënë të kuptohet se do t’i mbajë private bisedimet për kontratën e tij sepse të gjitha marrëveshjet që ai ka nënshkruar me klubin janë bërë në mënyrë diskrete.
Por, ai vazhdon të lidhet me Real Madridin dhe Liverpooli duhet të punojë shumë për ta bërë atë të nënshkruajë një marrëveshje të re shpejt përpara se të mund të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate me ndonjë klub tjetër në janar.
Mohamed Salah
Salah e pëlqen jetën në Liverpool nën urdhrat e Slot dhe thuhet se është i etur të qëndrojë për një kohë të gjatë. Interesi nga klubet e Superligës së Arabisë Saudite mbetet në tavolinë, por Liverpooli ende nuk i ka ofruar atij një marrëveshje të re.
Reds janë të qetë për këtë situatë, por ende nuk ka një afat kohor se kur do t’i ofrohet një kontratë e re yllit egjiptian.
Virgil van Dijk
Kapiteni i Liverpoolit tashmë ka deklaruar në fillim të këtij sezoni se klubi nuk i është drejtuar atij për bisedime rreth kontratës. Kjo edhe pasi ai ka performuar kaq mirë dhe ka komanduar vijën e mbrojtjes me përpikëri.
Reds duhet të jenë të shpejtë në diskutimin e një marrëveshjeje të re me Van Dijk ose rrezikojnë ta humbasin atë falas verën e ardhshme.
Viteszlav Jaros
Jaros bëri debutimin e tij zyrtar në Ligën Premier për Liverpoolin në fitoren e fundit ndaj Crystal Palace dhe bëri një paraqitje solide.
Por, me ardhjen e Giorgio Mamardashvelli vitin e ardhshëm, ka pyetje nëse ai do të marrë një zgjatje kontrate.
Lojtarët e Liverpoolit, kontratat e të cilëve do të skadojnë në qershor 2026
Andy Robertson
‘Robbo’ nuk po bëhet më i ri, por performancat e tij kanë qenë mjaft solide këtë sezon.
Ai do të mbushë 32 vjeç në vitin 2026, kur kontrata e tij të skadojë dhe Reds kanë të ngjarë të marrin vendim nëse do të zgjasin ose jo marrëveshjen e tij diku në 2025.
Ibrahima Konate
Reds thuhet se janë mbyllur në bisedime me përfaqësuesit e Konate për t’i dhënë atij një marrëveshje të re.
Ai ndoshta do të nënshkruajë një kontratë më të gjatë shumë shpejt pasi është shumë i kënaqur me rolin e tij në ekip dhe dëshiron të jetë pjesë e kësaj mbrojtje për një kohë të gjatë.
Caiomhin Kelleher
Nr.2 i Liverpoolit ka këmbëngulur se ai u përpoq të largohej gjatë verës dhe dëshiron të luajë futboll të rregullt diku tjetër.
Ai ka të ngjarë të shitet në vitin 2025, qoftë në janar apo në verë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një ‘bishë’ – transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk