LAJMI I FUNDIT:

Shtatë largimet e para që pritet të ndodhin te PSG

Shtatë largimet e para që pritet të ndodhin te PSG

Paris Saint-Germain është duke e përqendruar vëmendjen më të madhe në rinovimin e Kylian Mbappes, por klubi është gjithashtu i vetëdijshëm se ata duhet të lehtësojnë skuadrën e tyre dhe do të shikojnë të shesin lojtarë këtë janar.

Klubi aktualisht ka më shumë se 30 lojtarë të ekipit të parë në rezervat e tij, dhe si rezultat do të jetë më kërkues për të hequr qafe disa prej yjeve të tyre më të papërdorur.

Sipas L’Equipe, PSG duhet të sjellë rreth 100 milionë euro në dy afatet e ardhshme të transferimeve dhe afati dimëror është vetëm çështje ditësh.


Largimi i parë drejt e në La Liga

Rafinha është më afër largimit nga Parc des Princes dhe Real Sociedad duket të jetë destinacioni i tij më i mundshëm, pasi mezi ka arritur 221 minuta për PSG.

Ai pritet të zbarkojë në San Sebastian në një huazim fillestar deri në fund të sezonit, kështu që ai do të ulë vetëm përkohësisht faturën e pagave të tyre.

50 milionë euro të tjera

Thilo Kehrer dhe Abdou Diallo janë të tjerët që mund të largohen këtë dimër dhe Transfermarkt vlerëson secilin në 25 milionë euro. Nëse PSG merr 50 milionë euro për çiftin, ata do të jenë të kënaqur me punën e tyre.

Kandidatët e tjerë

Julian Draxler dhe Layvin Kurzawa janë të tjerët që, sipas L’Equipe, PSG dëshiron t’i largojë. Të dy, megjithatë, kanë kontrata deri në vitin 2024 dhe çdo klub i interesuar do të duhet të shpenzojë për t’i transferuar ata, si dhe të përfshihet në negociata të vështira pasi asnjë lojtar nuk dëshiron të largohet nga Parisi.

Sergio Rico ka të ngjarë të jetë më i hapur për një largim, pasi është zgjedhja e tretë, pas Keylor Navas dhe Gianluigi Donnarumma dhe Mauro Icardi është një tjetër që klubi do të dëshirojë t’i jap lamtumirën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp vendos kushtet për të marrë drejtimin e Real Madridit

Jurgen Klopp vendos kushtet për të marrë drejtimin e Real Madridit

La Liga
Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Premier League
Rënia e Vinicius Jr pas sfidës së tij në botën e futbollit

Rënia e Vinicius Jr pas sfidës së tij në botën e futbollit

La Liga
Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

La Liga
Aston Villa po planifikon një lëvizje shokuese – transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Aston Villa po planifikon një lëvizje shokuese – transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

Premier League
Kalo në kategori