Është përshkruar si një zbulim një herë në jetë që i jep Britanisë një pasqyrë unike në historinë e saj të pasur.

Por është ekipi me shtatë detektorëve metalikë që zbuluan thesarin më të pasur ndonjëherë të Britanisë së Madhe, pasi koleksioni i tyre u ble për një vlerë rekord prej 4.3 milionë funtesh.


2 65

Gjetja jashtëzakonisht e rrallë, që daton 1000 vjet më parë, u gërmua nga grupi i entuziastëve të zbulimit në një fushë në zonën Chew Valley në verilindje të Somerset, në janar 2019, transmeton Telegrafi.

3 44

2,584 monedhat e argjendit përbëhen nga qindarkat e Mbretit Harold II nga fundi i monedhave anglo-saksone të Anglisë dhe William Pushtuesi, pas pushtimit norman të vitit 1066.

4 26

Pjesa më e madhe e monedhave u gjetën nga Adam Staples dhe Lisa Grace, të cilët besohet se janë bërë milionerë përmes shitjes.

5 18

Ndërkohë, pronari i tokës, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka gjithashtu të drejtën e një 50 për qind të të ardhurave që mund t'i ndryshojnë jetën, një vlerë marramendëse prej 2.15 milionë funte.

6 14

Shumë prej monedhave janë në gjendje të shkëlqyeshme dhe ekspertët thonë se ato do të kishin qenë një shumë e konsiderueshme parash në atë kohë, dhe i përkisnin një personi të rëndësishëm dhe të pasur, i cili ndoshta i groposi për t'i ruajtur. /Telegrafi/

7 14

8 13