Zakoni për të fjetur me flokë të lagur ka një sërë efektesh anësore
Nëse laheni gjatë natës, disa nga këto efekte anësore mund t’ju bëjnë ta mendoni ndryshimin e rutinës tuaj të kujdesit për flokët dhe të investoni kohë shtesë për tharjen e tyre përpara se të shtriheni.
1. Mund të shkaktojë acarim të skalpit
Zakonisht ne fajësojmë shampon tonë për këtë, por arsyeja për kruajtjen dhe irritimin e lëkurës mund të jetë zakoni që flini me flokë të lagur. Sëmundjet e skalpit të kokës, si zbokthi, mund të ndodhin kur flini me flokë të lagur. Kur flemë me flokë të lagur, një mjedis i lagësht dhe i ngrohtë mund të rrisë rritjen e baktereve.
2. Ju ngatërrohen flokët
Flokët e lagur janë të brishtë. Kur shkoni në shtrat para se t’i thani, mund të ngatërrohen gjatë gjumit. Në mëngjes, do ta keni të vështirë t’i krihni dhe kjo mund të shtojë stres në rutinën tuaj të mëngjesit.
3. Mund t’ju japë dhimbje koke
Nëse shkoni në shtrat me kokë të lagur, shanset janë që të zgjoheni me dhimbje koke. Disa ekspertë të kujdesit të flokëve thonë se gjumi me flokë të lagur ul temperaturën e trupit dhe kjo shkakton dhimbje koke teksa trupi përpiqet të ngrohet. Specialistët e tjerë besojnë se të shkosh në shtrat me flokët e mbështjellë me një peshqir shkakton dhimbje dhe madje mund të ndërpresë gjumin.
4. Flokët bëhen të shpupuritur
Flokët e lagur krijojnë fërkime të forta në jastëk, duke i bërë flokët tuaj të shpupuritur. Koha shtesë për të tharë flokët tuaj përpara shtratit mund t’ju kursejë paratë që keni shpenzuar për produkte kundër këtij fenomeni.
5. Nuk do të lejojë që flokët e hollë të fitojnë volum
Flokët e hollë janë delikatë dhe u mungon volumi. Fjetja me kokë të lagur është veçanërisht e dëmshme për këtë lloj flokësh. Nuk mund ta rimarrin volumin lehtë, kjo është arsyeja pse nëse shkoni rregullisht në shtrat me flokë të lagur, do ta bëjë atë të duket edhe më pak voluminoz.
6. Është një nga arsyet kryesore për majat dyshe
Meqenëse flokët e lagur janë të prekshëm nga ndarja e majave në 2 pjesë, hedhja dhe kthimi gjatë gjumit mund të shkaktojë maja të ndara.
7. Shkakton acarim të lëkurës
Gjumi me flokë të lagur ndikon, jo vetëm kokën, por edhe lëkurën. Kur ndryshoni pozicion gjatë gjumit, flokët mund t’ju bien në fytyrë. Kombinimi i flokëve të lagur dhe temperaturës në dhomën e gjumit, mund të sigurojë kushtet e përsosura për rritjen e baktereve irrituese të lëkurës. Bright Side/Class
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike
Mango Resort – Koleksioni i pasur me ngjyra
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Prindërit në Danimarkë i lënë fëmijët të flenë jashtë dhe thonë se kanë një arsye të mirë për këtë
Pesë trende të veshjeve minimaliste që duhet të provoni këtë sezon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë