LAJMI I FUNDIT:

SHSKUK i reagon kardiologut Gani Bajraktari: U largove nga puna për mos ofrim të ndihmës mjekësore

SHSKUK i reagon kardiologut Gani Bajraktari: U largove nga puna për mos ofrim të ndihmës mjekësore
Foto: Arkiv/Ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka bërë një reagim ndaj kardiologut Gani Bajraktari, transmeton Telegrafi.

Në reagimin e bërë thuhet se, pretendimet e kardiologut Gani Bajraktari se ai është larguar përkohësisht nga puna për qëllime hakmarrje, nuk qëndrojnë.

Dhe që, ai është larguar nga puna për mos ofrim të ndihmës mjekësore, që sipas legjislacionit në fuqi klasifikohet si vepër penale.


Reagimi i plotë:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës shpjegon opinionin publike se nuk qëndrojnë pretendimet se kardiologu G.B, është larguar përkohësisht nga puna për qëllime hakmarrje.

E vërteta është se ai është larguar nga puna për mos ofrim të ndihmës mjekësore, që sipas legjislacionit në fuqi klasifikohet si vepër penale.

Ai, sipas ankesës së paraqitur ishte arsyetuar se rasti ishte i rëndë dhe duhej të trajtohej në spitale private, edhe pse ky shërbim ofrohet 24 orë në QKUK.

Kardiologu Gani Bajraktari: Suspendimi im, hakmarrje primitive (Video)
Lexo po ashtu Kardiologu Gani Bajraktari: Suspendimi im, hakmarrje primitive (Video)

Poashtu, në vazhdimësi janë pranuar ankesa nga pacientët dhe familjarët e tyre, se i njëjti ka referuar pacientë të tjerë në institucione shëndetësore private, pra në spitalin privat ku ai punon.

Ekzistojnë prova dhe dëshmi nga pacientët që i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimeve materiale.

SHSKUK, faktet dhe argumentet do t’i dërgoj tek organet kompetente që të hulumtojnë rastin në mënyrë të pavarur.

Poashtu, paralelisht komisioni disiplinor do të merret me rastin dhe do marrë vendimin, bazuar në faktet që ka.

SHSKUK nuk do të lejoj askënd që të keqpërdorë detyrën zyrtare dhe do të marrë seriozisht raportimet dhe ankesat e pacientëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori