LAJMI I FUNDIT:

BE shqyrton mundësinë e ndalimit të eksportit të vaksinave në Britani

BE shqyrton mundësinë e ndalimit të eksportit të vaksinave në Britani

Bashkimi Evropian mund të bllokojë eksportin e miliona dozave të vaksinave të kcoronavirusit në Britaninë e Madhe në ditët në vijim.

Kjo do të ishte përgjigja e Brukselit ndaj mungesës së madhe të rezervave të vaksinave në vendet anëtare.

Pasi kompania anglo-suedeze AstraZeneca njoftoi javën e kaluar se do të duhet të shkurtojë furnizimet e vaksinës së saj në BE me 60 për qind në tremujorin e parë për shkak të problemeve të prodhimit, Komisioni Evropian njoftoi se do të krijojë një mekanizëm të ri autorizimi për t’u dhënë rregullatorëve kombëtarë kompetencat për të refuzuar eksportin e vaksinave.


Kjo ngre shqetësime se fluksi i vazhdueshëm i vaksinës Pfizer në Britani të Madhe, i cili ka porositur 40 milionë doza, do të përkeqësohet.

“Ekziston një mundësi që në rrethana të caktuara nuk do të lejojmë që eksportet të realizohen,” tha një zyrtar.

Sipas një analize nga Airfinty, nëse Britania e Madhe detyrohet të varet vetëm nga vaksinat e prodhuara në vend, arritja e imunitetit që kërkon imunizimin e 75 për qind të popullsisë mund të vonohet me gati dy muaj.

Ndërsa planet kombëtare të imunizimit zhvendosen, AstraZeneca refuzon të devijojë dozat e prodhuara në fabrikat në Oksford dhe Staffordshire, Brukseli po kërkon mënyra për të siguruar furnizime, por zyrtarët thonë se ata shpresojnë se nuk do të ketë nevojë për të ndaluar eksportet e vaksinave në Britani të Madhe, të tilla si Pfizer në Belgjikë, por nuk e përjashtojnë këtë mundësi.

Në BE thonë se vendimi i Qeverisë britanike për të bllokuar eksportin e barnave të caktuara kundër coronavirusit është arsyeja që Brukseli “të mbrojë veten nga aktet e proteksionizmit në të gjithë botën”.

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Kalo në kategori