Organizata joqeveritare “Let’s Do It”, ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor dhe qendror dhe shqiptimin e gjobave për ndotësit.
Sipas njoftimit për media bazuar në të dhënat e monitorimit rezulton se gjatë muajit shtator dhe tetor janë shqiptuar gjithsej 119 gjoba mandatore sipas këtij Udhëzimi.
“Sipas monitorimit të bërë nga “Let’s Do It” për muajt shtator dhe tetor, rezulton se Mitrovica i prin listës së komunave me më së shumti gjoba të shqiptuara, gjithsej 23, pasuar nga Ferizaji me 21 gjoba të shqiptuara, Peja 16 dhe Deçan ku janë shqiptuar 12 gjoba. Me nga 7 gjoba të shqiptuara, lista vazhdon me Komunën e Gjilanit dhe Shtimes, pasuar nga komuna e Prishtinës, Vushtrrisë, Kamenicës, Istogut dhe Klinës me nga 4 gjoba të shqiptuara për ndotësit. Ndërsa gjatë muajve shtator e tetor, në Komunën e Rahovecit, Obiliqit dhe Drenasit janë shqiptuar nga tre gjoba, në Komunën e Suharekës dy gjoba, derisa nga një gjobë kanë shqiptuar inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, komuna e Malishevës dhe komuna e Vitisë. Në muajt shtator dhe tetor, asnjë gjobë mandatore nuk është shqiptuar në komunat, si: Fushë Kosova, Skenderaji, Podujeva, Kaçaniku, Hani i Elezit, Gjakova dhe Lipjani”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera në njoftim thuhet se nga të dhënat e monitorimit rezulton se lloji më i shpeshtë i gjobave të shqiptuara gjatë muajit shtator dhe tetor ishte ai i hedhjeve të mbeturinave jashtë kontejnerëve, parkimi në zonat e gjelbëruara dhe ndotja e rrugës.
“Udhëzimi Administrativ për Gjoba Mandatore është nënshkruar gjatë Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, dhe ka synim reduktimin dhe eliminimin e ndotjes së mjedisit dhe shëndetin e njeriut, mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe private përmes menaxhimit të mbeturinave. “Let’s Do It” ju njofton se monitorimi i zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore do të vazhdojë edhe muajve në vijim, kur edhe do të bëhen publike të gjitha të dhënat”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova