Opozita ka konfirmua kandidaturën e Petro Gjiknurisë për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Himarë më datën 4 gusht.
Përmes një deklarate për media nga ana e Partisë minoritare greke Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është konfirmuar lajmi i dhënë ditën e mërkurë, se kandidat nga opozita për Bashkinë Himarë, do të jetë shqiptaro-amerikani nga Dhërmiu, Petro Gjikuria.
PBDNJ thekson se pas konsultimeve me OMONIA-n dhe partitë aleate është vendosur që kandidat për bashkinë në jug të vendit të jetë biznesmeni i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
PBDNJ fton himariotët që të votojnë kandidatin e opozitës për të mbrojtur pronat dhe të drejtat e tyre.
“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Bashkimin Demokratik të Minoritetit Etnik Grek “OMONOIA” pas konsultimesh intensive me komunitetet përbërëse të Bashkisë Himarë por edhe asosacionet përfaqësuese të tyre në emigracion, u propozoi Partive Politike opozitare aleate që në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Himarës të mbështesim kandidaturën e z Petro Gjikuria.
Rrëmbimi i mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Himarës z Fredi Beleri dhe dhunimi i vullnetit të sovranit nga Kryeministri Edi Rama duke instrumentalizuar individë dhe segmente të Policisë së Shtetit, Drejtësisë, KQZ -së dhe vetë Presidentin e Republikës përbën precedentin më të rrezikshëm në historinë posttotalitare të vendit për votën e lirë, shtetin e së drejtës, demokracinë funksionale dhe të drejtat e njeriut duke rritur kështu edhe më shumë distancën që na ndan nga standartet dhe praktikat më të mira Evropiane.
Për rrjedhojë, në zgjedhjet e pjesshme në Himarë nuk do të varet vetëm fati i drejtimit të Bashkisë për pjesën e mbetur të mandatit, por edhe fati i standarteve të zhvillimit të zgjedhjeve palamentare të vitit të ardhshëm.
Ndaj, le t’u bëhemi të gjithë krahë Himarjotëve në këtë mision fisnik për zgjedhje të lira dhe të ndershme që me aq përkushtim, vendosmëri dhe sakrifica i kanë shërbyer dhe po i shërbejnë për të mbrojtur dinjitetin, të drejtat dhe vullnetin e tyre, por njëherësh edhe pronën që po ua rrëmben autokrati me oligarkët e tij”, thuhet në deklaratën e PBDNJ. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit