Ndrek Gjini
Rexh Meta (1906-1985), nga një banor i jetimores së Shkodrës, bëhet shqiptari i parë që diplomohet me medalje të artë në Universitetin e Kembrixhit. Kjo falë fatit, aftësive të tij dhe shoqërimit që ai i bën gazetares amerikane më të paguar në botë, gjatë periudhës së pas-Luftës së Parë Botërore, Rose Wilder Lane.
Rexh Meta dënohet me vdekje nga Enver Hoxha. Por, gazetarja, shkrimtarja dhe antropologia Rose Wilder Lane, sapo e mëson këtë fakt, ndërhyn gjer te presidenti i SHBA-ve për t’ia shpëtuar jetën atij. Enver Hoxha pranon t’ia falë jetën Metës, por me kusht që Rose Wilder Lane, që kishte një prestigj dhe influencë të jashtëzakonshme në mbarë botën, të mos fliste kundër regjimit komunist në Shqipëri. Lane e pranon kushtin e, për rrjedhojë, Rexh Metës i falet jeta. Por, ai mbahet në burg për shumë vite e më pas në internim, derisa vdes diku në afërsi të Tiranës.
Po kush ishte Rexh Meta?
Babai i Rexhës, Metë Fazlia, bashkë me disa familjarë të tjerë, në vitin 1913 largohet nga Vuthajt për të shpëtuar familjen nga gjenocidi që u bëhej shqiptarëve në krahinën e Plavës dhe Gucisë nga forcat malazeze. Pasi shkojnë për disa vite në Kosovë, në vitin 1919, Metë Fazlia me djalin, Rexhën dhe dy vajzat, Gjykën dhe Zojën, kthehen dhe jetojnë në Shkodër. Aty, Metë Fasllia dhe gruaja e tij vdesin, kështu që Rexha dhe dy motrat e tij strehohen në jetimoren e Shkodrës, që varej nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.
Rexha aty nis shkollimin dhe mëson në mënyrë të shkëlqyer gjuhën angleze. Që 12 vjeç fillon të shoqërojë ekspeditat anglo-amerikane në Veri të Shqipërisë si përkthyes. Por, ekspedita që i ndryshoi jetën këtij djaloshi, ishte ajo që udhëhiqej nga Rose Wilder Lane. Ajo u kujdes për të (disa burime thonë se ajo e birësoi Rexhën) dhe i siguroi bursën për në shkollën teknike “Harry Fultz” në Tiranë. Lane e dërgoi Rexhë Metën më pas në Universitetin e Kembrixhit në Angli, në Fakultetin e Financave, të cilin Rexh Meta e kreu me sukses duke mbrojtur në vitin 1937 edhe temën e doktoraturës në lëmin e ekonomisë financiare. Në Librin e Artë të Universitetit të Kembrixhit gjendet edhe emri i shqiptarit Rexhë Meta.
Më 1938-n ai kthehet në Shqipëri dhe fillon punën si drejtor i Drejtorisë së Financave të Shqipërisë. Dy vjet me pas internohet në Itali, ku qëndron deri më 1943-shin. Në verën e vitit 1943 kthehet në Shqipëri dhe në shtator të po këtij viti ai merr pjesë në mbledhjen themeluese të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, si një nga 45 përfaqësuesit e kësaj lidhjeje, përkrah figurave të tilla, si: Ismet Boletini, Xhafer Deva, Shaban Polluzha, Rexhep Mitrovica, Marie Kraja e shumë patriotë të tjerë.
Menjëherë pas Luftës, Rexh Meta arrestohet nga pushteti komunist në Shqipëri dhe dënohet me vdekje. Ai e kreu dënimin në qelitë e Burgut të Burrelit. Familja e Rexhës, gruaja Pertefi, djali Fitimi dhe vajza Bora, përjetuan vuajtje, persekutim dhe mjerim ekstrem.
Rexh Meta vdiq afër Tiranës në vitin 1985 (vit në të cilin vdiq dhe Enver Hoxha). Trupi i tij u varros në Shkodër.
Nuk e di nëse dikush është kujtuar ta vlerësojë apo dekorojë këtë figurë kaq të madhe. Nuk e di nëse dikush është kujtuar të shkojë tek i biri, nipi apo dikush që jeton prej familjes së tij për të shfletuar dorëshkrimet e tij. Sikur asgjë të mos ketë bërë Rexh Meta në jetë, veç fakti se ai ishte shqiptari i parë që është diplomuar në Kembrixh me medalje të artë, ai e meriton një shtatore në Tiranë. Për më tepër, të mos harrojmë se ai ka shoqëruar një nga gazetaret më në zë të botës për kohën që ajo jetoi, Rose Wilder Lane, e cila ka bërë për Shqipërinë më shumë se shumë e shumë shtetarë shqiptarë. Jeta e Rexhë Metës meriton të shkruhet. Ashtu siç e meriton të rivlerësohet dhe vihet në piedestalin shqiptar që meriton Rose Wilder Lane.
Mendoj se Ministria e Kulturës bën më mirë të akordojë fonde për libra e dokumentarë rreth këtyre figurave të ndritura të historisë së Shqipërisë, sesa për ca programe televizive, libra apo aktivitete surrogate, të cilat nuk po i përmend me emër pasi nuk kam asnjë dëshirë apo nevojë të bëj armiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deklarata e Ismail Qemalit, para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Marquis de Sade: Një monstër i shthurur apo një gjeni i keqkuptuar?

Konferenca e Potsdamit dhe plani i Stalinit për caktimin e kufijve të Evropës

Shqiptarët në Mesjetë mbanin "dy emra"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës