Familjet e të zhdukurve nga Kosova kanë kërkuar nga autoritetet në Beograd dhe Prishtinë ta depolitizojnë çështjen e kërkimit të më shumë se 1.600 personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë 1998-99.
“Ne kemi të drejtë për një varrim të denjë të të dashurve tanë. Ne kemi të drejtë t’i ndjekim penalisht krimet e luftës. Kemi të drejtë për dëmshpërblim dhe ndërtimin e një memoriali për të zhdukurit në vendin e krimit,” tha Natasha Shqepanoviq, kryetare e Shoqatës së Familjeve të Viktimave të Kosovës.
Nga konferencat e përbashkëta për shtyp të 12 dhjetorit në Beograd dhe së fundi në Prishtinë, familjarët e personave të zhdukur, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor, u kanë bërë thirrje institucioneve kompetente ta zgjidhin këtë çështje.
Të afërmit nuk informohen
Bajram Qerkinaj nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur me bazë në Prishtinë, vlerësoi në Beograd se rezultatet nuk do të mungonin sikur autoritetet ta trajtonin kërkimin e personave të zhdukur si çështje humanitare.
“Politikanët nuk lejojnë që ky proces të ecë përpara. Ne nuk jemi mjaftueshëm të njohur me rezultatet sepse askush nuk na informon, prandaj bashkërisht po mundohemi të shpjegojmë se si është situata”, tha Qerkinaj.
Sipas të dhënave të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) nga shtatori i këtij viti, 1.616 persona janë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur i Serbisë njoftoi se rreth dy të tretat e tyre janë shqiptarë, 568 janë serbë dhe joshqiptarë të tjerë.
Familjet e tyre kanë bërë apel së bashku që grupet punuese të Prishtinës dhe Beogradit për gjetjen e të zhdukurve, ta fillojnë sërish punën, sepse nuk janë takuar që nga viti 2021.
Lëvizja e fundit formale nga të dyja palët ishte më 2 maj, kur në Bruksel, në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan një deklaratë për të zhdukurit në periudhën 1998-2001.
Në atë dokument ata u angazhuan për bashkëpunim në identifikimin dhe hulumtimin e varreve, shkëmbimin e informatave dhe dokumentacioneve, si dhe realizimin e të drejtave të familjeve të të zhdukurve.
Një parakusht për pajtim
Natasha Shqepanoviq tha se gjetja e personave të zhdukur është parakusht për pajtim në Kosovë.
“E drejta jonë për të vërtetën po na shkelet nga përfaqësuesit e Qeverisë duke na hedhur pluhur në sy. Qëndrimi i tyre është se ata nuk kanë vullnet politik për të punuar së bashku për të hedhur dritë mbi fatin e personave të zhdukur”, tha Shçepanoviq.
EULEX-i njoftoi se autorët shpesh i fshehin provat e rrëmbimeve dhe vrasjeve të njerëzve, duke i varrosur trupat në varre të vogla sekrete, madje edhe në varreza.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe kreu i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, së fundi kërkuan nga autoritetet në Prishtinë dhe Beograd që të bëjnë përparim në përcaktimin e fatit të të zhdukurve dhe t’u njohin familjeve të tyre të drejtën për të vërtetën.
EULEX-i njoftoi më 30 gusht se, që nga fillimi i mandatit të tij 15 vjet më parë, ka kryer 746 operacione në terren për gjetjen e të zhdukurve, duke përfshirë 200 zhvarrime. Ai njoftoi se i identifikoi eshtrat e 492 personave, përfshirë 339 personave të zhdukur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës