Shqipëria ka testuar për herë të parë dronët "Bayraktar" në kushte të errësirës nga Baza Ajrore e Kuçovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, transmeton Telegrafi.


"Detashmenti i Mjeteve Ajrore pa Pilot zhvilloi për herë të parë nga Baza Ajrore e Kuçovës fluturimet stërvitore natën nëpërmjet përdorimit të sistemit të imazheve termike dhe pajisjeve të shikimit të natës", thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se "Operarorët e dronëve Bayraktar testuan aftësitë manovruese në kushtet e errësirës, me qëllim rritjen e gatishmërisë së kësaj njësie të Forcave tona të Armatosura". /Telegrafi/

453817678 887244503443276 4956033493627025935 n

453300424 887244470109946 6900249655783626130 n

453723204 887244466776613 5339913941820486540 n

453730363 887244296776630 1611927854242726601 n