LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria shton si festë kombëtare Ditën e Alfabetit, miratohet vendimi

Shqipëria shton si festë kombëtare Ditën e Alfabetit, miratohet vendimi

Qeveria shton ne listën e festave kombëtare, Ditën e Alfabetit, 22 nëntorin. Vendimi u bë me dije nga ministri për Europen dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, këtë të mërkurë.

Shpallja e Ditës së Alfabetit si festë kombëtare zyrtare u njoftua nga kryemnistri Rama gjatë samitit të Diasporës në nëntor 2023.

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministri Hasani njoftoi në deklaratën për media, se Këshilli i Ministrave do t’i propozojë Kuvendit shpalljen e kësaj feste zyrtare.


“Do të miratohet një ndryshim për ligjin për festa kombëtare dhe ditët përkujtimore. Këshilli i Ministrave po propozon Kuvendit shtimin e ditës së alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Është ditë me simbolikë të veçantë.

22 Nëntori specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, që janë të shpërndarë në të gjitha vendet e Ballkanit dhe i bashkon gjuha”, tha ministri i Jashtëm Igli Hasani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori