Viti 2018 ka shënuar një bum turistik për sa i përket numrit të vizitorëve në vendin në Shqipëri, e si rrjedhojë edhe të ardhurave nga ky sektor në buxhetin e shtetit kanë shënuar vlerën e 2 miliardë euro.
“Kjo vjen jo si arritje e politikave të ndjekura gjatë 5 viteve të fundit nga qeveria”, u shpreh sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2019 në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Ai tha se “sot në Shqipëri kemi arritur të flasim për një turizëm të qëndrueshëm ku përmes buxhetit të ri kërkojmë disa elemente shtesë për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik europian. Në qoftë se viti 2018 shënoi 20% më shumë rritje nga viti 2017, ne presim që në Shqipëri të vijnë 6 milionë turistë të huaj dhe jam i sigurt që këtë shifër do e arrijmë. Me këto turistë ne mund të themi që buxhetit të shtetit i kemi sjellë rreth 2 miliardë euro të ardhura gjatë vitit 2018, nga të cilat mbi 300 milionë ka qenë fitim i drejtpërdrejtë”, transmeton atsh.
“Nëse flasim për sektorin e turizmit arritjet janë relativisht shumë të mëdha dhe kjo pasqyrohet dhe në projektbuxhetin e vitit tjetër pra një sektor i cili ka prodhuar kaq shumë të ardhura për ekonominë familjare shqiptare ka vëmendjen më të rritur edhe për vitin e ardhshëm. Kjo shprehet në dy faktorë, e para, në investimet direkte që ne marrim nga buxheti i ri në sektorin e turizmit që kanë të bëjnë me politikat dhe marketingun e destinacioneve turistike shqiptare”, tha Klosi.
Ai shtoi se “po përgatitemi për herë të parë për plane të menaxhimit turistik të zonave me përparësi për zhvillimin e turizmit, me përgatitjen e hartave dhe filozofisë së ndërtimit të zonave të mbrojtura, zona që ne kemi parë që realisht mund të shndërrohen nga zona vetëm të mbrojtura natyrore në zona të mbrojtura natyrore me vizitueshmëri më të lartë të turistëve shqiptar dhe të huaj”.
“Gjithashtu do vazhdojmë politikat tona që kanë të bëjnë me mbështetjen e shndërrimit të Shqipërisë në destinacion turistik alternativë që të kemi jo vetëm detin si opsion, por të kemi dhe nxitjen më shumë të investimeve në dy projektet e mëdha që janë promovuar shumë gjatë 2018, që janë politikat e 100 fshatrave dhe politikat e argroturizmit”, vijoi Klosi.
Klosi tha se “ne mendojmë se sektori i turizmit do të marri relativisht më shumë para nga pikëpamja e politikave dhe marketingut dhe të vendosjeve të rregullave në sektorin e turizmit. Gjithashtu janë bërë dhe investime të mëdha në sektorët që ndikojnë drejtpërdrejt në turizëm duke filluar nga infrastruktura me investime konkrete”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë