Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj njërën nga ndeshjet më të rëndësihme deri më tani në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë luajnë sot ndaj Kazakistanit në “Air Albania” ndeshjen e parafundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, duke filluar nga ora 18:00.


Synimi i vetëm në këtë takim është fitorja dhe vendi i parë, pasi vetëm me triumfin e sotëm Shqipëria do të shpresonte në vendin e parë në Grupin 4.

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja pritet të mos bëjë shumë eksperimente dhe për këtë është provuar një formacion me lojtarët që kanë ofruar më së shumti garanci deri tani.

Screenshot 1 75

Pas katër ndeshjeve të para, Shqipëria zë vendin e tretë në grup me pesë pikë, ku ka marrë një fitore, dy barazime dhe një humbje.

Ndërkohë Kazakistani është në vendin e fundit me vetëm katër pikë, pasi ka shënuar një fitore, ka një barazim dhe dy humbje.

Kuqezinjtë duan fitoren, pasi vetëm tri pikët nga kjo ndeshje i mbajnë ata në garë për të kaluar në Ligën B.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kazakistanit zhvillohet në ‘Air Albania’ me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app