Janë disa dhjetra fotografi të ekspozuara në galerinë e artit në Shkodër, te cilat sjellin imazhet e një periudhe 30-vjeçare, nga ditët kaotike dhe të trazuara të vitit 1991, që kulmuan me rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, e deri në ditët e sotme.
Fotografi zvicerian Hans Peter Jost, përmes ekspozitës “Shqipëria në mes”, ka dokumentuar tranzicionit e vështirë shqiptar me kompleksitetin e zhvillimeve sociale dhe urbane, ku çdokush ishte pjesë e tyre.
Ai sjell në memorje shumë pamje të një periudhe që shumëkush e ka harruar, por që kanë patur ndikim të thellë në jetën e shqiptarëve.
“Fotografia nuk priret për të qenë artistike. Priret për të qenë fotografi e dokumentarit, një fotografi që e zbërthen realitetin. Dhe kjo, për mua, është një vlerë e shtuar. Rëndësia e saj do të duket pasi të kalojnë edhe disa kohë të tjera, për studiues, sociologë, urbanistë, politologë. Dhe është një mënyrë se si na shohin ne të tjerët”, thotë Fatmir Juka, nga Galeria e Arteve në Shkodër.
Për analistin Fatos Lubonja, i cili është edhe autor i parathënies se albumit me të njëtin titull, “Shqipëria në mes”, ekspozita është vepër e një artisti që vjen nga jashtë dhe që ka vështruar me sy kritik realitetin shqiptar, me fotot dramatike të periudhës së pare, kur njerëzit kërkonin bukë e deri në ndërtimet kaotike.
Shqiptarët, thotë Lubonja, duhet të shikojnë vetveten në këtë ekspozitë, si ata kanë ndërtuar Shqipërinë e 30 viteve të fundit, ku, vendin e yllit komunist, sipas tij, e ka zevëndësuar paraja.
“Në këto foto shikon një problem të madh të shqiptarëve, paaftësinë për të dërtu shtëpinë e madhe, por vetëm vrapin për të rregullu shtëpinë e vogël, shtëpinë e vet dhe duke e lënë, duke e grabit shtëpinë e madhe, duke e shkatërru”, thotë ai.
Ndërsa për ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, ekpozita është një mundësi për të njohur Shqipërinë dhe historinë saj të transformimit në 30 vitet e fundit.
“Përshtypja përsonale, që marrim nga kjo ekspozitë, është ajo e ndryshimit dhe e transformimit. Kaq shumë ka ndryshuar në këtë vend; nga dyqani i bukës në vitin 1991 kur njerëzit dukeshin të dëshpëruar për të blerë ushqimet që ishin të pakta, tek rrugët moderne të qytetit të sotëm, të ngjashme me ato të çdo vendi europian. Unë sot shikoj elementin pozitiv, ka kaq shumë ndryshim dhe zhvillim”, thotë ajo.
Fotografi Hans Peter Jost i ka ndjekur zhvillimet në Shqipëri që në momentet e para të tranzicionet politik, social dhe ekonomik. Fotot e tij sjellin imazhe thuajse janë fshirë nga memoria e shqiptarëve, por edhe shqetësimet e tyre për zhvillimet më të fundit.
Ekspozita, thotë fotografi zvicerian Hans Peter Jost, është konkuluzioni i këtyre viteve, kujtim i një kohe qe nuk do të përsëritet kurrë. Sa herë udhetoj nëpër Shqipëri shikoj zhvillime të reja, ku gjërat e vjetra ja kanë lënë vendin gjërave të reja dhe yjet e kuq të fshire po zëvendësohen.
Fotografi Hans Peter Jost punon që nga viti 1981 si fotograf i pavarur. Ai ka botuar një numër librash me fotografi, mes të cilëve edhe “Shqipëria në tranzicion” dhe se fundmi, “Shqipëria në mes”. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Administratës: Në MMJPH është kryer inspektim i rregullt, nuk janë marrë kompetencat siç thonë nga BDI

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mickoski nga Uashingtoni: Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së, Evropa duhet të jetë parimore në vend se me dy standarde

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit