LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria nis tërheqjen nga tregu të disa produkteve Kinder

Shqipëria nis tërheqjen nga tregu të disa produkteve Kinder

Kompania importuese e çokollatave ‘Kinder’ në Shqipëri ka nisur tërheqjen vullnetarisht nga tregu të disa produkteve, si masë parandaluese pas raportimeve nga autoritetet ndërkombëtare për prani të salmonelës në disa prej tyre, ka njoftuar sot Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Përmes një njoftimi për shtyp, AKU ka sqaruar se në Shqipëri nuk rezulon të jetë kryer import i çokollatave ‘Kinder’ të zbuluara si me salmonelë.

“Lidhur me evidentimin e disa rasteve helmimesh nga salmonella në vezë Kinder Suprise në Britaninë e Madhe, ku specifikoheshin datat e skadencave 11.7.2022 dhe 7.10 2022 për produktin, AKU kreu verifikim në Pikat e Inspektimit Kufitar nëse ishte importuar në Republikën e Shqipërisë produkti Kinder Surprise me këto të dhëna, nga ku rezulton se Shqipëria nuk ka kryer import për lotet e specifikuara të produktit në fjalë”, ka shtuar AKU.


Megjithatë, AKU ka shtuar se ka marrë masa për monitorimin e tregut lidhur me këtë produkt nëpërmjet kontrolleve të vazhdueshme dhe inspektimeve në terren për të siguruar konsumatorin.

“Kompania importuese e produkteve si masë parandaluese paraprake po tërheq vullnetarisht nga tregu  një seri të caktuar të produkteve Kinder në Shqipëri, pavarësisht se asnjë nga produktet Kinder të hedhura në treg nga ana e tyre nuk ka rezultuar pozitive nga testimet për salmonelë”.

AKU në bashkëpunim me Operatorët e Biznesit Ushqimor ka nisur procedurën e tërheqjes nga tregu të këtyre produkteve, të cilat do të qëndrojnë të bllokuara deri në saktësimin e plotë të situatës.

Ndërkohë, AKU njofton dhe këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve Kinder dhe nëse kanë blerë të mos konsumojnë produktet: KINDER SCHOKOBONS 46 g- me datë skadence 31.5.2022; 29.6.2022, KINDER SCHOKOBONS 125 g – me datë skadence 7.7.2022; 5.7.2022, dhe KINDER SORPRESA MAXI 100 g – me datë skadence 23.8.2022. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori