Shqipëria ndali qasjen në TikTok – VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Qeveria shqiptare ka vendosur të bllokojë qasjen në TikTok për një periudhë njëvjeçare, duke filluar nga dita e djeshme, për shkak të përmbajtjeve të papërshtatshme që shpërndahen nga përdoruesit në këtë platformë.
Siç është raportuar më parë, ky vendim do të mbetet në fuqi nëse TikTok nuk përmirëson algoritmin e tij të rekomandimeve dhe moderimin e përmbajtjes, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Megjithatë, për Geek Room, TikTok ka deklaruar se ka ndërmarrë hapa për përmirësim, duke punësuar moderatorë shqipfolës për të kuptuar më mirë përmbajtjet e publikuara.
Shqipëria ka urdhëruar sot ISP-të të bllokojnë #TikTok-un. Përdorimi i #ProtonVPN-it ka nxitur rritje prej 1,200% mbi nivelin bazë dhe ky numër po rritet ndërsa Shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë qasje në një internet të hapur dhe të lirë.
— Proton VPN (@ProtonVPN) March 13, 2025
Në anën tjetër, menjëherë pas bllokimit të TikTok-ut është vënë re një tjetër fenomen: përdorimi masiv i VPN-ve (Virtual Private Networks).
ProtonVPN ka raportuar një rritje prej 1200 për qind të përdorimit të VPN-ve në Shqipëri, dhe ky numër vazhdon të rritet, pasi qytetarët kërkojnë ende qasje në TikTok pavarësisht kufizimeve.
Ky vendim ka bërë që edhe ata që më parë nuk ishin të njohur me teknologjinë të mësojnë mënyra alternative për të anashkaluar bllokimin, duke përdorur për herë të parë një VPN.
Gjithashtu, në rrjetet sociale po shfaqen gjithnjë e më shumë video që shpjegojnë se si të instalosh dhe përdorësh një VPN për tu qasur në TikTok.
Si funksionon VPN?
Virtual Private Network (VPN) apo shqip “Rrjeti Privat Virtual” është një term për të cilin keni mundur të mos dëgjoni, por po bëhet më i zakonshëm këtyre viteve.
Një VPN është një mjet që ju lejon të hyni në internet në mënyrë të siguruar, kudo ku jeni. Një VPN funksionon duke krijuar një “tunel” të sigurt mes pajisjes tuaj dhe shërbimit tuaj VPN dhe ju mbron në dy rrugë kryesore:
Duke fshehur adresën tuaj IP, duke mbrojtur identitetin dhe hollësitë mbi vendndodhjen tuaj.
Duke fshehë trafikun mes jush dhe shërbimit tuaj VPN, që askush në rrjetin tuaj lokal të mund të mos e deshifrojë apo ndryshojë dot.
Në të kaluarën, VPN-të përdoreshin kryesisht nga korporata për të lejuar hyrje të sigurt së largëti në shërbimet e tyre të brendshme dhe të dhëna pronësore. Sot, VPN-të mund të përdoren nga cilido që dëshiron të mbrojë lidhjen e vet në internet, veçanërisht kur bëhet përmes rrjetesh porozë, të tillë si WiFi publik, por janë të dobishme madje edhe për një rrjet shtëpie.
Një VPN do të mbrojë trafikun që dërgoni mes jush dhe shërbimit VPN, qoftë përmes shfletuesit tuaj, aplikacionesh apo shërbimesh të tjera. Që të ujdisni një VPN, do t’ju duhet të krijoni një llogari me një shërbim VPN dhe të instaloni software-in VPN në kompjuterin apo telefonin tuaj. Kur aktivizohet, një VPN do të kujdeset për trafikun nga krejt aplikacionet dhe software që xhirojnë në pajisjen tuaj, që të mund të shfletoni dhe komunikoni lirisht, përmes një lidhje të sigurt rrjeti privat.
Zakonisht, një shërbim VPN ofron një numër kanalesh lidhjeje në vendndodhje të ndryshme globale, që ju lejojnë të përdorni një adresë IP prej një vendndodhjeje tjetër nga ajo e juaja faktike. Në këtë mënyrë, vendi ku po lidheni sheh IP-në e VPN-së, jo adresën tuaj faktike IP, si burim të trafikut tuaj. Mozilla VPN e kalon trafikun tuaj përmes një shërbyesi të sigurt dhe ju lejon të zgjidhni një vend prej më shumë se 30 vendesh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet
Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës