LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria merr pjesë në stërvitjen e forcave sulmuese dhe mbështetëse detare të NATO-s në detet Adriatik dhe Jon

Shqipëria merr pjesë në stërvitjen e forcave sulmuese dhe mbështetëse detare të NATO-s në detet Adriatik dhe Jon

Forcat sulmuese dhe mbështetëse detare të NATO-s dhe Flota e Gjashtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfunduan stërvitjen “Goditja e Neptunit” në detet Adriatik dhe Jon, me pjesëmarrjen edhe të anijeve shqiptare dhe kroate. 

Kjo stërvitje ishte faza e tetë e serisë së aktiviteteve të Projektit Neptun të NATO-s të planifikuara prej një kohe të gjatë, të cilat tregojnë kohezionin e Aleancës së NATO-s dhe kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, ka njoftuar Ambasada Amerikane në Tiranë në një postim në rrjetet sociale.


“Ndërsa avionët e aleatëve dhe partnerëve fluturonin së bashku në qiej, anijet e grupit sulmues të transportuesit George H. W. Bush lundruan së bashku me anije të shumta aleate në detet Adriatik dhe Jon, përfshirë edhe anije shqiptare dhe kroate”, shton ambasada.

Vendet pjesëmarrëse në stërvitjen “Goditja e Neptunit” përfshinin Shqipërinë, Belgjikën, Bullgarinë, Kanadanë, Çekinë, Kroacinë, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Hungarinë, Italinë, Letoninë, Lituaninë, Holandën, Maqedoninë e Veriut, Norvegjinë, Poloninë, Portugalinë, Rumaninë, Sllovakinë, Spanja, Suedia, Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA, thuhet në njoftimin e ushtrisë amerikane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori