Shqipëria ka arritur të marrë vetëm një pikë në përballjen ndaj Kazakistanit, në ndeshjen që përfundoi pa gola në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Liga C, Grupi 4.

Tanët e filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Dermakut që gjuajti nga goditja e lirë, mirëpo mundësia nuk u shfrytëzua aq mirë.


121260334 352057526013787 392063785018846595 n

Djelmoshat e Edi Rejas disi filluan të kenë shumë vetëbesim dhe krijuan disa raste të mira, mirëpo Kallaku (29’) dhe Berat Gjimshiti nuk kishin goditje të sakta.

Në 45 minutëshin e dytë, vendasit filluan me një iniciativë më të mirë dhe krijuan disa shanse të mira për gol.

shti 1

Por, Marash Kumbulla ishte i vendosur mjaftë mirë dhe ndalonte aksionet e tyre.

Shqipëria mund të mbyllte këtë takim me fitore, po mos t’i shpërdoronte shanset e mira Armando Broja, që fillimisht ia largua topi nga vija e golit nga lojtari kundërshtar, e më pas goditi disa herë portën e jashtme.

121386719 911218476301014 7202472032809794925 n

Në fund, të dy kombëtaret morën nga një pikë, por që tanëve u janë dashur plotë tri.

Kazakistani është lider i Grupit të 4-të me tri pikë, aq sa ka edhe Shqipëria, Bjellorusia dhe Lituania. /Telegrafi/

telegrafi sport app