“Shqipëria shënon progres të rëndësishëm në forcimin e integritetit dhe luftën kundër korrupsionit”, thuhet në raportin e GRECO-s.
Raporti i raundit të pestë i vlerësimit të GRECO-s u miratua në seancën e 99-të plenare në Strasburg, ku trajtoi “Parandalimin e korrupsionit dhe promovimin e integritetit në qeverisjen qendrore dhe institucionet e zbatimit të ligjit”.
Në raport theksohet se janë adresuar mbi 75% e rekomandimeve për qeverisjen qendrore dhe institucionet e zbatimit të ligjit (Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit), organ i Këshillit të Evropës (KiE).
Rezultati i Shqipërisë u vlerësua si i shkëlqyer nga presidenti i GRECO-s, David Meyer, gjatë seancës plenare.
Shqipërisë iu lanë për zbatim 24 rekomandime në lidhje me qeverisjen qendrore dhe agjencitë e zbatimit të ligjit. Nga këto rekomandime, 18 janë realizuar plotësisht, ndërkohë që pjesa tjetër janë pjesërisht të zbatuara dhe vetëm një mbetet ende për t’u zbatuar.
Rezultatet e raportit të GRECO-s u diskutuan në eventin ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, si dhe Gianluca Esposito, drejtor i përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës, ambasadorë të akredituar në Tiranë, partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile.
Gjithashtu, në takim morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve kryesore që kanë kontribuar dhe janë angazhuar në të dyja fazat e raundit të vlerësimit.
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni theksoi se ky vlerësim nuk është thjeshtë një tregues teknik, por një dëshmi konkrete e hapave që kemi ndërmarrë për të forcuar transparencën, llogaridhënien dhe integritetin e institucioneve tona.
“Kësaj lenteje shumë rigoroze i nënshtrohen të gjithë shtetet dhe nga një vështrim krahasimor konstatohet lehtësisht se edhe shtete me një trashëgimi institucionale shumë më solide se Shqipëria hasin vështirësi të konsiderueshme në zbatimin e rekomandimeve të GRECO. I kemi dhënë këtij procesi vëmendjen e duhur, pasi më shumë sesa një moment i shkëputur në kohë për t’iu gëzuar përmbylljes së suksesshme të një raundi, kjo është një dëshmi e qartë dhe e pakundërshtueshme e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të përmirësuar standardet e llogaridhënies në të gjitha nivelet e qeverisjes publike.
Integriteti nuk është një pikëmbërritje fundore, por një standard për t’u riafirmuar çdo ditë. Po, kemi sfiduar skepticizmin dhe kemi dëshmuar se Shqipëria mund dhe do të bëjë hapa të pakthyeshëm drejt integritetit dhe shtetit të së drejtës. Ky progres është një angazhim i shtuar që na detyron të punojmë edhe më fort”, tha ministrja Pirdeni.
Drejtori i përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Evropës, Gianluca Esposito, e vlerësoi këtë arritje si një hap të rëndësishëm në agjendën reformuese të Shqipërisë.
“Shqipëria ka bërë përparim sinjifikativ në zbatimin e rekomandimeve të raundit të V-të të GRECO-s lidhur me parandalimin e korrupsionit në qeverisjen qendrore dhe organet ligjzbatuese. Përgëzoj Shqipërinë për këtë arritje të rëndësishme, e cila është pjesë e agjendës reformuese të vendit. Çdo luftë e suksesshme kundër korrupsionit fillon me parandalimin e tij”, tha gjatë fjalës, Gianluca Esposito.
– Për çfarë jemi vlerësuar pozitivisht, në terma konkretë?
Pas pilotimit në vitin 2020 vetëm në Ministrinë e Drejtësisë, mekanizmi i Planeve të dedikuara të Integritetit është shtrirë tashmë në 11 ministri dhe 6 ministra shteti, të cilët raportojnë çdo 6 muaj për zbatimin e tij.
GRECO ka vlerësuar gjithashtu sistemin tërësisht funksional dhe transparent të deklarimit të pasurive të zyrtarëve, si dhe rritjen e efektivitetit në verifikimin e deklaratave të pasurisë dhe interesave private nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Sa i përket agjencive ligjzbatuese, miratimi i Ligjit të ri për Policinë e Shtetit ka shënuar një progres esencial për adresimin e disa prej rekomandimeve të GRECO-s.
Miratimi i Ligjit të ri “Për Policinë e Shtetit” në korrik 2024, shënon një hap të rëndësishëm në përmbushjen e rekomandimeve kyçe të GRECO-s, të cilat forcojnë angazhimin për një polici me standarde evropiane, e aftë t’u përgjigjet me profesionalizëm sfidave aktuale të sigurisë dhe rendit publik.
Raporti vlerëson arritjen e Shqipërisë në përmbushjen e rekomandimit për qëndrueshmërinë e drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë mbajtur detyrën për një periudhë të gjatë, pavarësisht ndryshimeve politike në vend.
Është mundësuar një proces rekrutimi i hapur dhe konkurrues për pozicionet drejtuese, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili është emëruar në përputhje me procedurat e reja të përcaktuara në ligjin e ri”, thuhet në raport.
GRECO vlerëson se rekomandimi për procesin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit është plotësuar, duke përfshirë kontrolle të rregullta të integritetit gjatë ngritjes në detyrë.
Një avancim pozitiv është zbatimi i ligjit për sinjalizuesit dhe krijimi i mekanizmave për funksionimin e tyre në Policinë e Shtetit. Rreth 8780 punonjës policie janë trajnuar për sinjalizimin.
Sakaq është përmbushur rekomandimi për kufizimet pas largimit nga detyra të punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë detyrim të raportojnë si dhe vlerësohet rregullimi i shërbimeve shtesë me pagesë nga Policia e Shtetit.
Raporti vlerëson gjithashtu funksionimin e këshilluesve konfidencial për integritetin në Policinë e Shtetit, 91 të tillë janë në të gjithë Shqipërinë.
Raporti vlerëson forcimin e integritetit në strukturat policore përmes trajnimeve sistematike mbi etikën dhe sjelljen profesionale.
Në kuadër të transparencës është krijuar një regjistër i posaçëm në Policinë e Shtetit për donacionet, dhuratat dhe sponsorizimet, duke u bërë publik në internet për të garantuar llogaridhënie të plotë, një tjetër rekomandim në kuadër të transparencës që konsiderohet i zbatuar në raport.
Raporti citon se Shqipëria e përmbyll këtë raund vlerësimi dhe nuk ka nevojë të raportojë më në GRECO, por mund të dërgojë përditësime në GRECO për ecurinë e zbatimit të rekomandimeve.
Zbatimi i rekomandimeve të GRECO-s, është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe përmbyllja e këtij raundi vlerësimi shton një tjetër detyrë shtëpie të kryer në kuadër të procesit të negociatave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thaçi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt

Vetëvendosje ankohet në Gjykatën Supreme: LDK bëri vjedhje industriale të votave të diasporës

Qytetari i përlotur teksa Thaçi vendos kurorë me lule te varri i babait të tij në Burojë të Skenderajt

Pesë ditë pas vdekjes së babait të tij, Hashim Thaçi vjen në Kosovë

Haxhiu i reagon Prokurorisë pas bastisjes në Ministrinë e Bujqësisë: Drejtësia s'duhet të jetë selektive, aq më pak spektakël

Aleanca ushtarake trepalëshe: A i është kërkuar Malit të Zi të jetë pjesë e marrëveshjes?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Raportet e Inteligjencës Britanike: Gati një milion viktima ruse në Ukrainë

Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria