Shqipëria ka barazuar 1-1 me Arabinë Saudite në miqësoren e luajtur sot në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit.
Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në disavantazh, ndërsa në pjesën e dytë Bekim Balaj realizoi golin e barazimit.
Trajneri Edoardo Reja e nisi ndeshjen me këtë formacion: Elhan Kastrati, Erdenis Gurishta, Eneo Bitri, Rudolf Turkaj, Albion Marku, Esat Mala, Ardit Deliu, Arbnor Muçolli, Andi Hadroj, Sokol Cikalleshi dhe Redon Xhixha.
Pjesa e parë ka qenë thuajse e barabartë dhe e ekuilibruar e luajtur më shumë në mesfushë me shumë pak raste për shënim të shfrytëzuara nga të dyja skuadrat.
Një nga momentet kulmore për kuqezinjtë ka ardhur në minutën e 31-të nga këmbët e Redon Xhixhës, i cili arrin të dalë vetëm me portierin, por në momentin e fundit nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.
Arabët janë me fat kur në minutën e 43-të një gjuajtje nga distanca ndalet brenda zonës nga mbrojtësi Bitri dhe për gjyqtarin është penallti pasi ka parë prekje të topit me dorë.
Nga e pika e bardhë godet sulmuesi Saleh Khalid Alshehri, i cili realizon gol dhe kalon në avantazh Arabinë Saudite. Portieri Kastrati gjen krahun, por nuk ndalon të ndalë gjuajtjen e fortë me topin që përfundon në portë.
Në nisje të pjesës së dytë trajneri Edoardo Reja ka bërë shumë zëvendësime duke hedhur në fushë Bekim Balaj, Gentian Selmani, Odise Roshi, Mario Mitaj, Sherif Kallaku, Arinaldo Rrapajdhe Xhuliano Skuka. Me të nisur loja Shqipëria gjen shumë shpejt golin e barazimit me Bekim Balaj që finalizon bukur një pasim të Odise Roshit, duke shënuar golin e 1-1.
Në minutën e 58-të Shqipëria kishte një shans të mirë për gol me Xhuliano Skukës, që pësoi një ndërhyrje të parregullt në zonë, por gjyqtari është i mendimit se nuk është penallti. Në minutat në vijim Shqipëria vijon të luajë mirë duke krijuar volum loje, ndërsa në minutën e 78-të hyn në fushën e lojës edhe Lorenco Vila me trajnerin Reja që aktivizoi thuajse të gjithë lojtarët e ftuar. Deri në fund rezultati nuk ndryshon dhe miqësorja mbyllet në barazim 1-1.
Ndeshje miqësore
Arabi Saudite – Shqipëri 1-1
Shënues: Saleh Khalid Alshehri 43’ (11-m) / Balaj 47’
Arabia Saudite: Hatan Sultan Bahbri, Ali Hadi Albulayhi, Ali Sadiq Alhassan, Abdulelah Ali Alamri, Saud Abdullah Abdulhamid, Riyadh Mohammed Sharahili, Mohammed Faraj Alyami, Haitham Mohammed Asiri, Saleh Khalid Alshehri, Abdulelah Saad Almalki.
Trajner: Herve Renard
Shqipëria: Elhan Kastrati (Gentian Selmani 45’), Erdenis Gurishta, Eneo Bitri (Stivian Janku 61’), Rudolf Turkaj (Esin Hakaj 61’), Albion Marku (Odise Roshi 45’), Esat Mala (Arinaldo Rrapaj 45’), Ardit Deliu (Ardit Toli 61’), Arbnor Muçolli (Sherif Kallaku 45’), Andi Hadroj (Mario Mitaj 45’), Sokol Cikalleshi (Bekim Balaj 45’, Lorenco Vila 78’), Redon Xhixha (Xhuliano Skuka 45’).
Trajner: Edoardo Reja
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Donnarumma hero në “Anfield” – PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve – Mbappe stërvitet ndaras

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët