Në Shqipëri qeveria njoftoi sot se është tërhequr nga aplikimi për familjarët, i një çmimi disa herë më të lartë për konsumin e energjisë mbi 800 kilowat/orë për muajin nëntor. Me herët kishte qenë Korporata energjitike (KESH) prodhuesi kryesor i energjisë dhe furnizuesi i saj që i kishte bërë të ditur operatorit të shpërndarjes së energjisë, pezullimin e aplikimit të tarifave të shtuara.
Për pasojë, Entit rregullator të Energjisë (ERE) i është kërkuar të ndryshojë vendimin e tij, për të reflektuar mbajtjen të pandryshuar të çmimit, pavarësisht konsumit. ERE ka njoftuar se do të mblidhet nesër.
Të njejtin veprim qeveria e ndërmori dhe në muajin tetor, pasi më parë kishte njoftuar zbatimin, deri në 31 dhjetor të këtij viti, të një plani tarifor me dy nivele, duke ruajtur çmimin prej 11.4 lekësh (9.5 lekë + Tvsh) për konsumin deri në 800 kilowat/orë në muaj, dhe një çmim disa herë më të lartë prej 50.4 lekësh (42 lekë + Tvsh), për çdo kilowat/orë të konsumuar përtej këtij niveli.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku shpjegoi përmes një komunikimi publik se pavarësisht situatës jo të mirë hidrike, vendimi për të mos zbatuar as në nëntor tarifat me dy nivele, ishte favorizuar nga një anë për shkak të rënies së çmimeve të importit të energjisë, dhe nga ana tjetër, nga ulja e konsumit për shkak të kursimit. Ministrja Balluku, tha se krahasuar me një vit më parë, konsumi i energjisë elektrike kishte rënë mesatarisht me 7 përqind.
Në fund të muajit tetor, Komisioni europian njoftoi se Shqipërisë I ishte akorduar në formën e mbështetjes buxhetore një fond prej 80 milionë eurosh për përballimin e krizës së energjisë, ndërkohë që vendi pritet të përfitojë, që prej fillimit të vitit të ardhshëm, dhe nga një tjetër paketë 500 milionë euroshe ndihme, e parashikuar për vendet e Ballkanit./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë