LAJMI I FUNDIT:

Shqetësuese rastet e dhunës në familje

Shqetësuese rastet e dhunës në familje

Pesë raste të dhunës së familje, janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës. Madje një rast ka përfunduar me lëndime të renda trupore. Aktivistë e njohës së drejtësisë thonë se duhet të ketë hetim më profesional e dënime më të ashpra për kryerësit.

Dhuna që ushtroi një burrë ndaj gruas së tij përfundoj me lëndime të renda trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, një grua në Podujevë një ditë më parë ka marr trajtim mjekësor, pasi bashkëshorti i saj i shkaktoi lëndime të rënda në dorë.


Rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor dhe dhunë në familje, derisa i dyshuari tashmë është në mbajtje, pas arrestimit.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR /DHUNË NË FAMILJE Podujevë  18.02.2024 – 19:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe e njëjta ka lëndime të rënda në dorë (frakturë). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport policor.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nuk kanë dhënë informacione për rastin konkret nën arsyetimin se rasti i ndjeshëm dhe rastet e tilla janë të natyrës konfidenciale.

Ky nuk është rasti i vetëm i dhunës në familje që ka ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë, pasi që raportin e Policisë janë edhe 4 raste të tjera.

Rastet e vazhdueshme të dhunës në familje, ku viktima kryesisht janë gratë, po vlerësohen shqetësuese, nga organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave.

Neri Ferizi, nga organizata “Fourth Wave” thotë se institucionet duhet të zhvillojnë më shumë fushata për të parandaluar dhunën në familje.

“Është shumë e rëndësishme që shteti ndoshta nuk mundet me me nderhy në shtëpi, por përmes mediave informuese, përmes mediave sociale me e informu denimin, per dënimet qe munden me pësuar, ose per rastet kur njerëzit mendojnë se kane te drejtë”, tha Neri Ferizi nga Organizata “Fourth Wave”.

Në anën tjetër, avokati Florim Shefqeti thotë se duhet të ketë hetim më  profesional në këto raste dhe dënime më të ashpra për kryerësit e dhunës.

“Ne konsiderojmë se rastet e dhunës në familje duhet të bëhet hetimi më i plote, nga fakti se kemi pare disa raste ne praktike ku kjo e drejtë e palëve, është e ekzagjeruar apo është perdorur për të arritur qëllime te tjera, mbi këtë baze konsiderojmë se hetimi duhet te jete ne nivelin me te larte, te vërtetohet apo te provohet e drejta”, tha Florim Shefqeti, avokat.

Gjatë vitit të kaluar në vendin tonë janë raportuar rreth 2.000 raste të dhunës në familje, derisa institucionet vazhdimisht janë kritikuar nga shoqëria civile për mos trajtim adekuat të këtyre rasteve./RTV Dukagjini

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori