Shprehitë ushqyese që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin mendor

Lidhja midis dietës dhe disponimit është e dokumentuar mirë, por gjithmonë ka më shumë për të mësuar. Një studim i ri i botuar në Journal of Personalized Medicine ka zbuluar disa zakone specifike të të ngrënit që mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në mirëqenien mendore.
Studimi arriti në përfundimin se – në krahasim me meshkujt – femrat kanë më shumë gjasa të kenë një lidhje më të theksuar midis shëndetit mendor dhe dietës.
“Ushqimi i shpejtë, heqja dorë nga mëngjesi, kafeina dhe ushqimet me një indeks të lartë glikemik janë të gjitha të lidhura me çrregullimet mendore te femrat e pjekura”, shpjegon autorja e studimit Lina Begdache, një profesoreshë asistente e studimeve të shëndetit dhe mirëqenies.
Ankthi është një efekt anësor i zakonshëm i konsumimit të shumtë kafeinës, ushqimet me një indeks të lartë glikemik ka të ngjarë të shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak që mund të ndikojnë në gjendjen shpirtërore, ndërsa ushqimi i shpejtë nuk është i mirë për trupin – kështu që pse do të ishte i mirë për mendjen?

Derisa shumë kërkime të mëparshme kanë konsideruar lidhjen midis dietës dhe shëndetit mendor, me këtë studim, Begdache shpresonte të shihte nëse rregullimi i dietës dhe faktorëve të jetesës mund të përmirësojnë mirëqenien mendore.
“Interesante, ne zbuluam se për modelet e pashëndetshme të të ushqyerit, shkalla e stresit mendor ishte më e lartë te fermat sesa te meshkujt”, thotë ajo, duke shtuar se kjo do të thotë se gratë në veçanti duhet të mendojnë dy herë për rutinën e tilla në shprehitë ushqyese.
“Gjetëm një lidhje të përgjithshme midis një diete të shëndetshme, pas një praktike të shëndetshme dietetike, stërvitjes dhe mirëqenies mendore”, shpjegon Begdache.
Ajo shton se me këtë studim, zbuluan se ushtrimet ulën ndjeshëm lidhjen negative, veçanërisht për shkak të ndikimit negativ të ushqimit të shpejtë dhe ushqimeve me një indeks të lartë glikemik. Disa ushqime, të tilla si frutat dhe perimet me gjethe jeshile të errët, gjithashtu kanë pasur një lidhje pozitive me mirëqenien mendore.
Bazuar në hulumtimet e tyre, arrihet në përfundimin se ushqimi më i mirë dhe ushtrimet e duhura mund të jenë vija e parë e mbrojtjes për mirëqenien mendore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?