LAJMI I FUNDIT:

Shpjegimi brilant i Benzemas për goditjen e penalltisë me ‘Panenka’ dëshmon se ai është njeriu më i ‘ftohtë’ në botën e futboll

Shpjegimi brilant i Benzemas për goditjen e penalltisë me ‘Panenka’ dëshmon se ai është njeriu më i ‘ftohtë’ në botën e futboll

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka shpjeguar pse goditi penalltinë ‘panenka’ me gjakftohtësi në përballjen e mbrëmshme ndaj Manchester Cityt.

Superylli i Real Madrid e shndërroi me besim penalltinë e tij për të shënuar në fund për rezultatin 4-3 në Etihad të martën mbrëma.

Ai e hodhi topin në mes të portës, duke mashtruar portierin Ederson, i cili e shikonte teksa ai binte në tokë.


Benzema që realizoi me sukses penalltinë e tij vjen pasi humbi dy penallti në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij kundër Osasunas në La Liga.

Vetëbesimi i Benzemas në realizimin e panenkas: Nëse nuk i ekzekuton penalltitë, atëherë nuk do t’i humbësh kurrë
Lexo po ashtu Vetëbesimi i Benzemas në realizimin e panenkas: Nëse nuk i ekzekuton penalltitë, atëherë nuk do t’i humbësh kurrë

Duke folur pas lojës, 34-vjeçari shpjegoi procesin e tij të mendimit pas penalltisë së tij të pabesueshme.

“Të gjithë portierët i kanë studiuar penalltitë e mia dhe unë duhej të ndryshoja. Penalltia nga ana ime ishte gjakftohtë”, ka thënë Benzema pas ndeshjes.

Carlo Ancelotti vlerësoi forcën mendore të sulmuesit për të ekzekutuar në mënyrë të përsosur ‘Panenkan’ e tij kundër Cityt.

“Mendoj se ai ndryshoi sepse dy penalltitë e fundit nuk ishin të mira. Ai ndryshoi dhe u përpoq në stërvitje. Nuk e dija se si do të gjuante. Ai e zgjodhi këtë dhe shkoi shumë mirë”.

“Personalitet dhe karakter i fortë. Nuk është e lehtë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të bësh një penallti si kjo”, ka thënë Ancelotti për gazetarët.

Benzema tani ka shënuar 14 gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ai do të kërkojë të rrisë epërsinë e tij në krye të listave të golashënuesve të këtij sezoni, kur Reali do të presë Cityn të mërkurën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

La Liga
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

Premier League
Kalo në kategori