LAJMI I FUNDIT:

I shpëtohet jeta qytetarit, që ra pa ndjenja në Aeroportin e Prishtinës

I shpëtohet jeta qytetarit, që ra pa ndjenja në Aeroportin e Prishtinës

Falë reagimit të shpejt të një polici, një anëtari të Ekipit të Zhytjes nga Mitrovica dhe stafit mjekësor në Aeroportin e Prishtinës, sot i është shpëtuar jeta një qytetari nga Gjakova, që kishte rënë në tokë pa ndjenja para terminalit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se sot më, 01.10.2021, rreth orës 15:25, para terminalit të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), një qytetar (më vonë është identifikuar si F.Q., viti i lindjes 1972 nga Gjakova) ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë.


“Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve policorë, konkretisht policit K.G., një qytetari L.A., (viti i lindjes 1991, anëtar i Ekipit të Zhytjes nga Mitrovica) dhe personelit mjekësor të ANP-së, konkretisht Xh.R., ka bërë që qytetari të mbahet në jetë, t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, t’i bëhet reanimimi kardio-pulmolar dhe t’i stabilizohet gjendja”, thuhet në njoftim.

I njëjti dërgohet për në emergjencën e QKUK-së dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori