‘Shpërthimi’ i video-lojërave: 500 milionë konkurentë të rinj në tri vite dhe një industri që tejkalon shifrën prej 250 miliardë euro

Bota e video-lojërave po evoluon dita ditës dhe bashkë me të po vijnë edhe lojtarë të rinj. Sektori ka mirëpritur 500 milionë konkurentë të rinj në tre vjetët e fundit dhe tani vlera e industrisë së video-lojërave globale tejkalon shifrën prej 250 miliardë euro, sipas një raporti të ri nga Accenture. Mund të thuhet se tregu është duke lulëzuar.
Video-lojërat po bëhen më të popullarizuara gjatë pandemisë
Gjatë një viti e gjysmë të fundit me pandeminë e COVID-19, njerëzit kanë pasur më shumë kohë në shtëpitë e tyre, dhe me mungesën e lëvizshmërisë, video-lojërat janë bërë shpejt një nga aktivitetet më të njohura. Në fakt, pati një rritje të madhe midis muajit shkurt dhe prill të vitit 2020 gjatë bllokimeve të para, raporton Euronews, përcjell Telegrafi.
Paul Hurrell një projektues i lojërave i vlerësuar me çmime dhe prodhues për Neon Play, thotë se ka parë rritje të kërkesave.
“Në atë moment është në të vërtetë një kohë emocionuese për ne, sepse kuptohet që gjatë 18 muajve të fundit, njerëzit e kanë kuptuar se kanë shumë më tepër kohë në shtëpi. Pra, duke qenë një kompani që prodhon lojëra për celulare, njerëzit po shpenzojnë më shumë kohë në celularë, dhe ne kemi parë që kërkesa të rritet, një gjë që ishte e mrekullueshme për t’u parë”, ka deklaruar ai.
Teknologji dhe zgjidhje të reja
Përveç telefonave të avancuar, ka pasur gjithashtu një rritje të lojëtarëve të rinj për shkak të zhvillimeve të reja të teknologjisë siç është realiteti virtual që ofron përvoja botërore.
Nuk janë vetëm njerëzit të ulur në shtëpi me pajisjet e tyre që po nxisin rritjen e industrisë, por rritja po nxitet edhe nga aktiviteti i korporatave në video-lojëra, ‘esports’, lojëra në cloud dhe garat online, sipas Euronews, transmeton Telegrafi.
Ahmad Al-Meghessib është një yll ndërkombëtar i garave ‘esports’ dhe futbollist profesionist. Ai tha se ai i luan video-lojërat për t’ju ofruar përmirësime projektuesve me ide të mundshme.
“Ne e provojmë lojën, dhe i japim reagimet tona. Dhe pastaj ata i marrin parasysh këto reagime, duke u përpjekur të menaxhojnë më mirë lojën, dhe ne shpresojmë të na japin një version më të mirë se vitin e kaluar”, ka potencuar ai.
Zgjedhje karriere
Industria e video-lojërave është bërë gjithashtu edhe një zgjedhje karriere për disa të rinj. Hurrell tha se ka shumë njerëz sikurse ai që kanë luajtur video-lojëra që kur ishin të vegjël.
“Tani ka një valë të re njerëzish si unë që kanë luajtur me video-lojëra gjatë fëmijërisë së tyre. Dhe kur arrijnë moshën madhore dhe vendosin se çfarë duhet të zgjedhin për karrierën e tyre, ata zgjedhin video-lojërat, sepse së pari është emocionuese të punosh në diçka për të cilin je i apasionuar, por edhe gjithashtu është një industri e madhe, dhe ke mundësi të shumta”, ka shtuar ai.
Video-lojërat do të vazhdojnë
Ted Pollak, Analist i Video-Lojërave thotë se popullariteti i lojërave do të vazhdojë gjithmonë të rritet.
“Lojërat e avancuara kushtojnë shumë”, thotë Pollak. “Njerzit shpenzojnë pesëqind dollarë në vit për kompjuterë me fuqi të lartë dhe tastierë të mira. Ne po flasim për qindra miliona klientë të rinj në dhjetë vjetët e ardhshme”, ka deklaruar eksperti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

As iPhone, as Samsung - Ky është telefoni më i hollë në botë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës