Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka thënë se nuk ka vend për shqetësim në lidhje me operimin dhe sigurinë në njësitë e TC Kosova A.
Në reagim thuhet se Njësia A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe është çkyçur nga puna në mënyrë të rregullt, transmeton Telegrafi.
Ky reagim nga KEK-u vjen pasi deputeti Ferat Shala, sot publikoi disa pamje, duke thënë se ka ndodhur një eksplodim i kazanit në Termocentralin Kosova A, Blloku A4.
“Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për sanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt. Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe I njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit”, thuhet në reagimin e tyre.
Tutje, Korporata Energjetike e Kosovës fton të gjitha mediat dhe palët e interesit që në raste të tilla të kërkojnë informacione zyrtare nga KEK, për të evituar krijimin e panikut përmes lajmeve të pavërteta, duke shtuar se “kjo është e rëndësishme për të siguruar që opinioni publik të jetë i informuar saktë”.
Ndryshe, sot deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka thënë se ka ndodhur një eksplodim i kazanit në Termocentralin Kosova A, Blloku A4.
Shala në profilin e tij ka publikuar edhe disa pamje nga ky eksplodim.
“Eksplodim i kazanit “bojleri i Albinit”, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë”, ka pohuar ai, derisa ka shpërndarë pamjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportimet për humbje të dronit, Ministria e Mbrojtjes: Lajmet e pavërteta nuk i kontribuojnë zhvillimit të FSK-së
Shpërthimi në Kosova A, KEK: Zjarri është lokalizuar, nuk ka vend për shqetësim
Deputeti Shala thotë se ka ndodhur një eksplodim i kazanit në Termocentralin Kosova A, publikon disa pamje
Në veri vendosen postera të rinj me "plazma" të Serbisë
Çfarë po ndodh me ushqimin për ushtarët?
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e momenteve të fundit të liderit të Hamasit
Çka do të thotë për Lindjen e Mesme vdekja e Yahya Sinwarit?
Futbollistët më të paguar në botë - Ronaldo nuk krahasohet me të tjerët
Rikthimi në banesë në veri të Mitrovicës pas 24 vjetësh, Çuni: S'e kam paramenduar se vjen kjo ditë
Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Alexander-Arnold, kalimi në janar?
Publikohen foto të tmerrshme që supozohet se tregojnë të vdekur Yahya Sinwarin