Shpërthimi në Ibër Lepenc, KFOR shton masat e sigurisë për të mbrojtur infrastrukturën kritike - publikon pamje

Pas sulmit në kanalin e ujit në Ibër Lepencit ku u rrezikua infrastruktura kritike, KFOR-i ka bërë të ditur se ka shtuar masat e sigurisë.
KFOR në një postim në Facebook shkruan se Komanda Rajonale Lindje mbetet e gatshme për të ofruar mbështetje sigurie, logjistike dhe inxhinierike për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“Pas sulmit në kanalin e ujit në Zubin Potok, Kosovë, misioni i KFOR-it i ka shtuar masat e sigurisë për të mbrojtur infrastrukturën kritike. Komanda Rajonale Lindje (RC-E) mbetet e gatshme për të ofruar mbështetje sigurie, logjistike dhe inxhinierike për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/12/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































