Shpërthimi në Bejrut raportohet të jetë ndjerë në Qipro, rrëfejnë banorët e vendit

Një shpërthim ndodhi të martën në Bejrut të Libanit, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave, ndërsa qindra të tjerë u raportuan të lënduar.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi thuhet të jetë ndjerë edhe në Qipro, kështu së paku rrëfyen qytetarët e këtij vendi.
Një banor i Nicosias në Qipro, thotë se dridhjet e shpërthimit në Bejrut kapluan edhe shtëpinë e tij.
Momenti i shpërthimit
Ndërkohë, gazetarja Emilia Papadopoulos, tha se e ndjeu shpërthimin në qytetin e Limassol, dhe mendoi se kishte ndodhur një tërmet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/08/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































