Janë rritur rastet e infeksionet nga zgjebja në Shqipëri. Alarmi u dha nga dermatologia Violeta Dajçi, sipas të cilës nuk ka ditë që dermatologët mos të hasin pacientë me këtë lloj infeksioni. Mjekja theksoi se mutacioni i ri i këtij infeksioni prek edhe më të pastrit, ndërsa apeloi për kujdes të shtuar.
“Ka raste të shtuara të zgjebes. nuk ka ditë që dermatologët të mos hasen me pacientë të infektuar nga ky lloj paraziti. Është parazit që përhapet me shpejtësi nëpërmjet kontaktit, duke dhënë dorën duke u përqafuar. Përhapet shumë lehtë dhe më shpesh me personat që kemi më shumë kontakt. Kujdesi është që kur je në ambient me persona të infektuar të kesh kujdes të shtuar për mbrojtjen tënde, të dezinfektosh më shpesh duart, ose kur e di që e ke këtë parazit duhet ti të ruash të tjerët. Kur kjo përhapet në rreth familjar mund të ndodhë që të përhapet dhe të ndodhë rreth vicioz. Nuk ka moshë, apo seks të përzgjedhur. Nuk është më tek njerëzit e papastër, përhapet në ata që kanë higjienë më të shtuar. Nuk është si më përpara që e mjekoje në familjarë dhe bëje pauzë ose largohej. Tani ndodh që në të njëjtën familje nuk e kanë të gjithë personat”, tha mjekja në A2 CNN.
Dermatologia theksoi në A2 se mutacioni i ri zgjebes nuk mjekohet aq lehtë si më përpara dhe jo gjithmonë funksionon mjekimi familjar. Sipas saj rastet më të shpeshta kanë ardhur nga jashtë.
“Ky lloj parazitit apo variant i ri që ka hyrë në Shqipëri nuk është si më parë; zgjedh tipin e lëkurës ku i pëlqen të banojë dhe nuk është në familjarët e tjerë. Por nuk mjekohet aq lehtë si më përpara, është më e vështirë. Ne japim mjekim familjar. por jo gjithmonë funksionon. Si mjeke me eksperiencë kam kontraktuar shumë raste nga pacientë që vinin nga jashtë Anglia, Spanja e Italia. Nga këto vende është pjesa më e madhe që e thonë”, theksoi Dajçi.
Një nga shenjat karakteristike të zgjebes, sipas dermatologes është kruajtja sidomos natën kur trupi bie në qetësi. Ajo bën apel që nëse vënë re këto shenja t’i drejtohen mjekut dhe këshillon që përveç higjienës, dielli dhe hekuri e mbysin këtë sëmundje.
“Një shenjë karakteristike janë të kruarat natën, kur trupi bie në qetësi. Nëse vini re këto lloj shenjash, më shumë natën apo kur ndërroni ambient duhet të dyshoni për këtë parazit dhe të drejtoheni te dermatologu. Nuk është sëmundje e turpit siç quhej më përpara. Kap më shumë ata që kanë higjienë të shtuar Nëse vini re këto shenja drejtohuni tek mjeku, merrni këshillat e duhura si higjiena, hekuri dhe dielli e mbysin këtë lloj paraziti. Ndërrim i shpeshtë larja e shpeshtë dhe këto mund të ndihmojnë që të mjekohet kjo lloj sëmundje”, u shpreh mjekja në A2.
Zgjebja sipas dermatologes nuk hyn te sëmundjet e rrezikshme, por krijon psikoza të tmerrshme, ka mundësi të kthehet në kronike, nuk ka imunitet dhe kohëzgjatja është e papërcaktuar.
“Nuk është e rrezikshme por krijon psikoza të tmerrshme se kthehet në parazitare kronike. Sa herë pacienti kruhet ai parazit lëviz dhe përhapet në mënyrë gjatësore. Është e rëndësishme që të mjekohet me kremëra dhe të jepen medikamente që qetësojnë të kruarat. Sa më shpejt ta mjekosh aq më e lehtë do të jetë. Kur kthehet në kronike është më e vështirë. Duhet të lahemi shpesh. Larja largon parazitët. Kohëzgjatja e sëmundjes është e papërcaktuar. Nuk ka imunitet mund të kthehet edhe disa herë”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hulumtim i QMBN-së: Ligjet më të rrepta dhe standardi më i mirë mund ta përmirësojnë sigurinë në vend
Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor
Mickoski: Janë të rrejshme paralajmërimet për bomba në shkolla, këto janë sulme hibride
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër