LAJMI I FUNDIT:

“Shpërthen” gripi i shpezëve – rreth 500 rosa e pula do të mbyten në një fermë në Britani

“Shpërthen” gripi i shpezëve – rreth 500 rosa e pula do të mbyten në një fermë në Britani

Qindra shpezë në një fermë në Kent do të shkatërrohen pas “shpërthimit” të gripit të shpendëve.

Sipas mediave të huaja, 480 rosa dhe pula në vendin pranë qytetit Deal do të vriten për të kufizuar përhapjen e sëmundjes, ka konfirmuar qeveria britanike.

Shpërthimi i gripit të shpendëve H5N2 në mjediset e vogla tregtare u konfirmua të hënën.


Një zonë e kufizuar prej 1km është vendosur rreth vendit për të kufizuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes, ndërsa kërkimet urgjente janë duke u zhvilluar për ndonjë provë që ajo është përhapur më tej.

Shëndeti Publik Angli (PHE) thotë se rreziku për shëndetin publik nga virusi është shumë i ulët dhe Agjencia e Standardeve të Ushqimit thotë se gripi i shpendëve nuk paraqet rrezik për sigurinë e ushqimit për konsumatorët.

Produktet e pulave dhe pulave të gatuara plotësisht, përfshirë vezët, janë të sigurta për t’u ngrënë.

Zyrtarja kryesore për Veterinë, Christine Middlemiss tha se janë ndërmarrë hapa urgjentë për të kufizuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes dhe të gjithë shpendët në fermë do të shkatërrohen.

Nuk pritet të ketë një ndikim në furnizimin me ushqim pasi ky biznes nuk furnizon mishin e shpendëve ose vezët në zinxhirin tregtar të ushqimit.

“Mbajtësit e shpezëve duhet të qëndrojnë vigjilentë për çdo shenjë të sëmundjes, të raportojnë menjëherë për sëmundjen e dyshuar dhe të sigurojnë që ata po mbajnë biosigurinë e mirë në mjediset e tyre. Ne kërkojmë urgjentisht ndonjë provë të përhapjes së sëmundjes që lidhet me këtë fermë për ta kontrolluar dhe eliminuar”, tha ajo.

Gavin Dabrera, konsulent për infeksione akute të frymëmarrjes në PHE ka këshilluar njerëzit të mos bien në kontakt me shpezët e sëmura ose të ngordhura dhe të pastrojnë duart me sapun.

Ndryshe, një hetim i hollësishëm është në proces për të përcaktuar burimin e shpërthimit të gripit të shpezëve në Britaninë e Madhe. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Bosnja
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Azia
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori