LAJMI I FUNDIT:

Shpërndahen pako ushqimore për familjet e prekura nga vërshimet në Skenderaj

Shpërndahen pako ushqimore për familjet e prekura nga vërshimet në Skenderaj

Ekipi Emergjent ka bërë këtë të premte shpërndarjen e pakove ushqimore te familjet të cilat janë të prekura nga vërshimet në Skenderaj.

Komuna e Skenderajt është ndër zonat më të prekura nga vërshimet që ndodhën një ditë më parë.

“Gjatë gjithë ditës Ekipi Emergjent ka vazhduar me shpërndarjen e ushqimeve tek familjet të cilat janë të prekura nga vërshimet dhe nuk kanë mundësi të furnizimit me ushqime dhe gjësende të tjera”, thuhet në njoftimin e komunës.


“Ndonëse situata me reshje është qetësuar, shumë familje shtëpitë e të cilave janë përfshirë në ujë, kanë nevojë për ndihmën tonë, me gjëra ushqimore, veshmbathje, batanije, higjienë dhe gjëra të tjera të nevojshme. Është urgjente që t’u dalim në ndihmë në këto momente të vështira”.

Ndërsa, janë dhënë edhe numrat e telefonit për ata që kanë nevojë: 049141949 – Zyrtari për logjistikë; 048123651 – Zyra për informim të kësaj komuna. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori