Shpërblimet e skuadrave në ‘Katar 2022’, nga faza grupore deri te kampioni i botës – porse përfitimet e FIFA-s për këtë vit do të jenë marramendëse

Federata botërore e futbollit – FIFA ka ndarë një shumë prej afro 425 milionë eurosh për fondin e shpërblimeve në Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’.
Siç shkruajnë shumë media botërore, kjo është një rritje pre rreth 40 milionë eurosh krahasuar me Botërorin në Rusi (2018), derisa fondi i çmimeve në Botërorin e Brazilit (2014) ishte pak më shumë se 345 milionë euro.
Edhe pse kjo është një shumë e konsiderueshme, FIFA parashikohet të ketë të ardhura marramendëse prej 4.45 miliardë euro gjatë vitin 2022, me 2.5 miliardë euro të mbledhura vetëm nga të drejtat televizive.
Në prill të këtij viti u konfirmua se kampioni i ri i botës do të arkëtojë një shumë rekorde prej 42 milionë eurosh, që është një rritje prej më shumë se tre milionë krahasuar me vitin 2018.
Para vitit 2006, thuhet se kampioni i botës nuk ka arkëtuar kurrë më shumë se nëntë milionë euro, ndërsa Italia fitoi pak më shumë se dy milionë euro për fitimin e Kupës së Botës në vitin 1982, që është ndoshta treguesi më i mirë se sa faktori i rëndësishëm janë bërë paratë në futboll, si industri sportive.
Edhe pse çdo ekip duhet të paguajë rreth një milion e gjysmë euro si tarifë regjistrimi për të marrë pjesë në Botërorin e Katarit, të gjitha përfaqësueset do të kthehen nga ky vend dukshëm më të pasur.
Për pjesëmarrje në fazën e grupeve, FIFA ka siguruar shpërblim prej 8.7 milionë eurosh për secilën përfaqësuese, ndërsa për kualifikim në 1/8 e finales skuadrat do të kenë përfitime prej 12.5 milionë eurosh.
Për arritje në çerekfinale është i garantuar një çmim në të holla prej gati 16.5 milionë euro, ndërsa vendi i katërt do të shpërblehet me 24 milionë euro.
Për vendin e tretë është i garantuar një çmim prej 26 milionë eurosh, nënkampioni do të arkëtojë 30 milionë euro, kurse kampioni i botës gjithsej 42 milionë euro.
FIFA gjithashtu do të sigurojë më shumë se 200 milionë euro si kompensim për klubet, lojtarët e të cilëve do të luajnë në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë