LAJMI I FUNDIT:

Shpenzimet dhe të hyrat e partive politike për vitin 2024 – kush harxhoi më shumë e kush më pak?

Shpenzimet dhe të hyrat e partive politike për vitin 2024 – kush harxhoi më shumë e kush më pak?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2024.

Raportet përfshijnë shpenzimet e ndryshme, si ato për blerje të mallrave, shpenzime logjistike, për marketing, qira e shpenzime të tjera.

KQZ ka sqaruar se duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, të njëjtat mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të audimit.


Telegrafi më poshtë ua sjell të hyrat dhe shpenzimet për vitin 2024 të partive më të mëdha politike në vend:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në vitin 2024 pati të hyra në vlerë prej 2 milionë e 337 mijë e 168 euro.

Këto të hyra përfshijnë: 2 milionë e 258 mijë e 701 euro të hyrat nga buxheti, 493 euro të hyrat nga anëtarësia, 19 mijë e 287 euro donacionet dhe kontributet në të holla, 209 euro kontributet në natyrë në mall dhe shërbime, 53 mijë e 480 euro të hyrat e liruara nga të hyrat e shtyera dhe 4 mijë e 996 të hyrat e tjera.

Shpenzimet e LVV-së për vitin 2024 ishin 1 milion e 805 mijë e 296 euro, me suficit (+) ose deficit (-) prej 531 mijë e 872 euro.

Këto para u shpenzuan në: paga dhe kompensime 816 mijë e 363 euro, shpenzimet e transportit 135 mijë e 897 euro, reklamat, reprezentacioni dhe konferencat 318 mijë e 769 euro, shpenzimet e fushatës 163 mijë e 203 euro, blerja e mallrave 25 mijë e 036 euro, shpenzimet e përgjithshme 316 mijë e 858 euro dhe shpenzimet e ndryshme 29 mijë e 168 euro.

LVV

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjatë vitit 2024 pati të hyra në vlerë prej 1 milion e 034 mijë e 134 euro.

Këto të hyra janë nga: të hyrat nga buxheti 756 mijë e 209 euro, kontributet në natyrë në mall dhe shërbime 29 mijë e 364 euro, të hyrat e fushatës 49 mijë e 420 euro, të hyrat e liruara nga të hyrat e shtyera 2 mijë e 300 euro dhe të hyrat tjera 196 mijë e 840 euro.

Ndërkaq shpenzimet e PDK-së për vitin 2024 kapin vlerën e 938 mijë e 548 euro, me suficit (+) dhe deficit (-) prej 95 mijë e 586 euro, shkruan Telegrafi.

Për këto shpenzime, 598 mijë e 693 euro janë shpenzuar në paga dhe kompensime, 27 mijë e 190 euro në shpenzimet e transportit, 109 mijë e 086 euro në reklama, reperezentacion dhe konferenca, 59 mijë e 110 euro në fushatë, 3 mijë e 617 euro në blerje të mallrave, 99 mijë e 787 euro janë shpenzimet e përgjithshme dhe 41 mijë e 062 euro shpenzimet e ndryshme.

PDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), gjatë vitit 2024 pati gjithsejtë të hyra në vlerë prej 643 mijë e 047 euro.

Këto të hyra përfshijnë: 600 mijë euro të hyra nga buxheti, 3 mijë e 745 euro donacionet dhe kontributet në të holla, 4 mijë euro kontributet në natyrë në mall dhe shërbime, 25 mijë e 980 euro të hyrat e fushatës dhe 9 mijë e 322 të hyrat e liruara nga të hyrat e shtyera.

Ndërkaq 594 mijë e 398 euro janë shpenzuar nga LDK-ja në vitin 2024, ku suficiti (+) ose deficiti (-) vlerësohet të jetë 48 mijë e 648 euro.

Vlera e këtyre shpenzimeve është e ndarë në: 351 mijë e 511 euro pagat dhe kompensimet, 23 mijë e 332 euro shpenzimet e transportit, 66 mijë e 949 euro në reklama, reprezentacion e konferenca, 50 mijë e 597 euro shpenzime të fushatës, 10 mijë e 463 euro blerje e mallrave, 91 mijë e 254 euro shpenzimet e përgjithshme dhe 289 euro shpenzimet e ndryshme.

LDK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) gjatë 2024-ës gjithsejtë të hyra kishte në vlerë 325 mijë e 058 euro.

Këto të hyra përfshijnë: 320 mijë euro të hyrat nga buxheti dhe 5 mijë e 058 euro donacionet dhe kontributet në të holla.

AAK gjatë vitit 2024 shpenzoi 907 mijë e 796 euro me suficit ose deficit prej 582 mijë e 738 euro.

Këto para u shpenzuan në: pagat dhe shpenzimet 221 mijë e 824 euro, shpenzimet e transportit 3 mijë e 215 euro, reklamat, reprezentacioni dhe konferencat 22 mijë e 294 euro, shpenzimet e fushatës 4 mijë e 302 euro, blerja e mallrave 7 mijë e 446 euro, shpenzimet e përgjithshme 61 mijë e 736 euro dhe shpenzimet e ndryshme 586 mijë e 976 euro. /Telegrafi/

AAK

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtarët e LDK-së shpërndanë video me aludimin se LVV ka manipuluar me vota, prokuroria autorizon hetimet

Zyrtarët e LDK-së shpërndanë video me aludimin se LVV ka manipuluar me vota, prokuroria autorizon hetimet

Lajme
A po formohet një aleancë ushtarake në Ballkan?

A po formohet një aleancë ushtarake në Ballkan?

Siguri
Haliti i pakënaqur me zgjedhjet: Një pjesë e madhe e Kosovës mbeti e pa përfaqësuar në grupin parlamentar të PDK-së

Haliti i pakënaqur me zgjedhjet: Një pjesë e madhe e Kosovës mbeti e pa përfaqësuar në grupin parlamentar të PDK-së

Politikë
Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

Lajme
Inspektime për mbrojtjen nga zjarri në bizneset me frekuentim të lartë – Sveçla paralajmëron masa të rrepta

Inspektime për mbrojtjen nga zjarri në bizneset me frekuentim të lartë – Sveçla paralajmëron masa të rrepta

Lajme
Prokuroria Speciale konfirmon bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë, lidhen me renovimin e objektit që i takonte AAK-së

Prokuroria Speciale konfirmon bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë, lidhen me renovimin e objektit që i takonte AAK-së

Lajme
Kalo në kategori