Shpageti me qofte

Përbërësit: ▪ disa qofte te vogla ▪ speca të prerë në kubikë të vegjël ▪ 1 qepë e njomë ▪ 1 thelbi hudhër ▪ 2 kokrra domate ▪ 1 karotë e zierë e prerë në kubikë ▪ vaj ulliri ▪ erëza të freskëta ▪ 30 ml uzo ▪ djathë pikant kaçkavallPërgatitja:
Në një tigan hedhim hudhrën dhe vajin e ullirit. Më tej shtojmë qepën e njomë dhe specat.
Mbas 2 minutash shtojmë domatet, qoftet dhe i shuajmë të gjithë përbërësit me uzo.
Shtojmë më tej makaronat të cilat i kemi zierë paraprakisht dhe i spërkasim me 2 lugë nga uji i tyre.
I vendosim makaronat me garniturën e tyre në një pjatë dhe në fund e zbukurojmë me djathin pikant kaçkavall.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































