Show i shpejtë, impakt i madh – Zhegrova lë gjurmë dhe tifozët kërkojnë më shumë minuta për diamantin e Kosovës

Në rrjetet sociale po bëhet nami – të gjithë kërkojnë që Edon Zhegrova të luaj më shumë minuta me fanellën e Juventusit.
Vetëm 13 minuta lojë – dhe ja çfarë dha: 24 prekje topi, 16 pasime të sakta dhe dy driblime të suksesshme, duke treguar qartë se çfarë diamanti i Kosovës është.
Luciano Spalletti e futi në lojë vetëm pas minutës së 84-të, duke i mohuar tifozëve mundësinë ta shohin atë më gjatë në fushë, edhe pse të gjithë e shohin potencialin e jashtëzakonshëm të sulmuesit krahu.

Trajneri italian vazhdimisht thotë në konferenca se Zhegrova “nuk është gati për më shumë minuta”, duke argumentuar me dëmtimin dhe një pushim prej 9 muajsh.
Por fjalët e tij demantohen automatikisht sa herë që Edoni shkel në fushë – çdo prekje, çdo driblim, çdo pasim tregon talent dhe vendosmëri që Juventusit i mungon në sulm.

Pyetja që lind është e thjeshtë: nëse nuk mund të luajë gjithë ndeshjen, pse nuk i jep të paktën 30 minuta? Francico Conceicao, që shpesh futet më parë se Zhegrova, ka ndikim minimal në lojën e Juventusit, ndërsa Edoni në vetëm pak minuta krijon raste të rrezikshme, ndërton aksione dhe e bën skuadrën më të gjallë.
Një aksion solo ku kaloi dy lojtarë dhe krijoi një rast të madh është shembulli më i mirë i asaj që mund të japë, nëse do të kishte më shumë hapësirë.
Zhegrova is pure joy to watch. 😍
pic.twitter.com/ekdY795l91
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) December 2, 2025
Tifozët nuk po heshtin – Zhegrova duhet më shumë minuta! Ai nuk është vetëm talent, por energji dhe kreativitet - pasi i jep shpresë reale sulmin të bardhezinjve.
Spalletti duhet të kuptojë se ka një diamant në fushë që nuk mund të mbahet në rezervë dhe tani edhe tifozët i ka në krahun e tij. /Telegrafi/



















































